Reshje shiu me intensitet të ulët dhe dëborë në lartësitë mbi 1.000 metër kanë vazhduar gjatë natës dhe sot në qarkun e Gjirokastrës.
Në bashkinë Këlcyrë mbetet problematike rrëshqitja e trupit të rrugës në hyrje të qytetit Këlcyrë dhe rrëshqitja e një segmenti në një rrugë në fshatin Katundisht në njësinë administrative Dëshnicë, ka mungesë të energjisë në fshatin Fshat i Ri në njësinë administrative Sukë.
Aksi Kardhiq-Delvinë ka pasur probleme të vogla me shembjen e dherave që po mbahen në kontroll aktualisht.
Në bashkinë Gjirokastër ka bllokim të rrugëve Kolonjë-Golëm dhe Kolonjë-Medar, ndërsa pritet të nisë puna për pastrimin e inerteve. Në aksin rrugor Erind Çajup ka prezencë të borës, ndërkohë që në bashkitë Tepelenë dhe Memaliaj dhe Libohovë nuk kanë situata emergjente.
Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës së Memaliajt është 3.4 metër. Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës Përmet është 2.6 metër.
Sepse nuk punohet asnjiher ashtusi Bota ,per te garantuar edhe ne te tille Moti , e fatkeqsie natyrore ,nji far Sigurie per mosPengimin e rruges e kudo .Ndertohet e punohet si ne Mesjete ,pa par aspak ne Sigurine qe afrojn . Ministria perkatese duket qarte qe eshte mbushur me Militante e jo Profesioniste qe dijn te mendojne me pare se ndeetojne rruget ,te mendojne ,se cfar mundet te ndodhe ne Kohe te Keqe , ne Stuhi e pembytje dhe duke pasur parasysh Natyren qe mundet te sjell gjithcka ne kohe te Keqe , ndertohen rruget e gjithcka ,duke Menduar me Pare se cfar do ta Rrezikonte kte Veper ne nji tjeter Kohe !____________________________________________ _ Pra ktu punohet akoma si ne kohet primitive ,thjeshte shtro rruge ,asnji mase tjeter dhe pastaj na bllokohen rruget ,na mbyten qytetet etj etj . __________________Ndertove Rrugen , nderto edhe Mbrojtset anesore prej Betoni qe pengon renien e Gureve apo Dheut ne kohe te Keqe si kjo sot ne rruge ________- deri ne lartesin e nevojeshme jo sa per sy e faqe mpor e studjuar dhe siguruar me mure betoni dhe bllokimin e saj. Nqs nuk mendohet keshtu e do mendohet me shume se sa do vidhet nga rruget ,atehere do e pesojme si gjithmone ne Histori ,sepse s'duam te mesojme .