Babai iu vra në protestën e 21 janarit, Ana Veizi: Do kërkoj gjithmonë drejtësi

21 Janar 2023, 10:59Sociale TEMA

Babai iu vra në protestën e 21 janarit, Ana Veizi: Do kërkoj

Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit vrarë në protestën e 21 janarit thotë se nuk e ka humbur ende shpresën te drejtësia.

Ndërsa mori pjesë në homazhet para bulevardit Dëshmorët e Kombit, aty ku 12 vite më parë babai i saj do të qëllohej për vdekje, Ana thotë se vitet nuk e lehtësojnë dhimbjen.

“Kanë qenë shumë vite të vështira, vitet  kalojnë dhimbja nuk lehtësohet rritemi dhe e kuptojmë c është mungesa e babait. nuk e rikthejmë dot atë që ndodhi”,- u shpreh ajo.

Sakaq, Ana Veizi thotë se ajo dhe familjarët e saj, vijojnë të kenë shpresë te drejtësia.

“Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia.Kryeministri ka qenë gjithmonë me ne, gjithmonë na ka mbështetur.

Rasti i babait tim është pak më i vështirë për t’u hetuar nga SPAK por ne do i shkojmë deri në fund. Duam drejtësi. Besojmë te drejtësia morale, ajo na mban na jep forcë'' u shpreh ajo.

Sot, shënohen 12-vite nga protesta e 21 janarit e vitit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

7 Komente

  1. N
    Novruzi

    Babai in doli partizan, por i thoja shpesh se duhej te kish rene deshmor. Keshtu, ndihmesa e tij per mua to e familjen do kish qene ku e ku me e mire, fjale deshmori! Keshtu dhe Ana, e fitoi per gjithe jeten ne dobi te saj vdekjen e te atit.

    1. R
      Rajmond vlonjati

      Bashkohu me revolucionin qe do filloj doktor Berishes bjer deshmor qe te fitojne femijet e tu nga vdekja jote.

    2. D
      Do Zoti Ju ndimon Drejtesia ..

      Zoti Ju dhente force dhe shendet .. Dhimbje per cdo Femije qe do TI ndodhe kjo ngjarje e dhimbshme..... Por nderkohe Fajtore Si Popull qe ne vend te bashkohen ne rastin me fjale dhe te terheqin zvare ata qe duhet se kush Jane dhe qe kane dore ne kete vrasje. ! Gjithkush shikon hallin e vete dhe kujtohen vetem nese e njejta ngjarje Ju ndodhe dhe atyre neper Familiet e tyre ! Shpresa e fündit ngelet. Drejtesia ! Por deri me sote eshte e larget. ! I Uroje kesaj Femije te pafajshme qe nje dite AI apo ato Kriminele te denohen nga Drejtesia. ! Mua do me pelqente Hakmarja se vetem Ajo te qehteson shpirterisht ! Por duhen meshkujt e Familieve tju nxjerin syte atyre Krimineleve. !

      1. D

        1. s
          shqipoja

          Krim cnjerezor i kryer nga armiq te ketij populli. Kriminelet vertetuan edhe njehere qe nuk kane gjak shqiptari. Sa femije u rriten pa mbeshtetjen e babait ? Sa familje u zhyten ne mjerim, nga mungesa e kontributit te kryefamiljarit ? Sa, sa....sa ...? Historia do ti denoj keto perbindesha me fytyre njeriu. Por historia do te mbuloj me turp edhe kete maxhorance, qe me nje hipokrizi te paskrupull, vazhdon te bej nje ritual te neveritshem cdo 21 Janar. Turp, turp, turp, per kete maxhorance qe prej 10 vjetesh flitet qe i zoteron te gjitha pushtetet. Perbindeshat e krimit dhe monstrat qe veshin masken e hipokrizise, historia do ti hedhi ne te njejtin kosh

          1. k
            kujtimi

            Drejtesiua nuk falet por behet. Kur do te vendoset nga shteti yne kjo drejtesi e munguar, kur ...?

            1. D
              Detari

              Akoma sje rritur moj cuce. Pyet mamane cfare po bente burri ne kryeministri ate dite? kur ke mut ne tru vk tall trapin ramazoni, shnet!

              Lini një Përgjigje