Bllokohet kalimi në Klos-Qafë Murrizë, policia: Shoferët të përdorin aksin e vjetër

21 Janar 2023, 18:27Sociale TEMA

Bllokohet kalimi në Klos-Qafë Murrizë, policia: Shoferët

Policia ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dëborës aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për automjetet.

Policia bën me dije se subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të bllokimit të këtij aksi policia i bën apel shoferëve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

“Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës. 

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje