Siguria kibernetike, Karçanaj: Prioritet mes SHBA dhe Shqipërisë

24 Janar 2023, 19:10Sociale TEMA
Siguria kibernetike, Karçanaj: Prioritet mes SHBA dhe



Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bashkëpunojnë ngushtë në të ardhmen për të rritur investimet dhe kapacitetet në sigurinë kibernetike.

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj foli sot në konferencën e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe të koordinuar nga Autoriteti Kombëtar për CESK, mbi sfidat e ardhshme.

Sipas saj, siguria kibernetike është prioritet mes Shqipërisë dhe aleatëve strategjikë, duke mundësuar më shumë investime dhe mbrojtje për shqiptarët.
“Përkrah aleatëve tanë amerikanë për të mundësuar më të mirën për Shqipërinë.

Siguria kibernetike është tashmë top prioritet dhe investime të tjera me rëndësi do të realizohen për të rritur mbrojtjen dhe kapacitetet”, tha Karçanaj.
Sipas kreut të AKSHI-it, integriteti, përkushtimi, aftësitë teknike dhe më e rëndësishmja, bashkëpunimi me organizata të tjera qeveritare dhe partnerë teknologjikë është thelbësor.


“Vendosja në prioritet e infrastrukturës sonë kritike dhe të punuarit së bashku është ajo çka do ta bëjë infrastrukturën dixhitale të këtij kombi të fortë dhe të paprekshme”, shtoi ajo.

1 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Karaputane e qelbur ,as breke s te kane lene iranianet dhe del dhe flet ,me e pakta duhej te jepje doreheqjen, bushter e rilindjes

    Lini një Përgjigje