Blendi Gonxhe: Targat e personalizuara do jenë shumë të shtrenjta. Rinovimi i patentës, çdo 15 vjet

25 Janar 2023, 11:17Sociale TEMA

Blendi Gonxhe: Targat e personalizuara do jenë shumë të

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blend Gonxhja, i ftuar në “Dita Jonë” në “A2CNN” foli në lidhje me ndryshimet e pritshme dhe risitë që pritet të ndodhin së shpejti sa i përket Kodit Rrugor.

Gonxhja u shpreh shpresëplotë që këto ndryshime do të ndodhin, pasi sipas tij janë një e mirë ndaj qytetarëve, të cilët tanimë do të marrin shërbime si qytetarë evropianë, ku do të shmangen burokracitë, pritjet në radhë dhe pagesat e panevojshme.

Sa i përket rinovimit të patentës, Gonxhja u shpreh se një nga ndryshimet që pritet të marrin miratimin e nevojshëm është fakti që ajo të bëhet çdo 15 vjet, në krahasim me 10 vjet që është aktualisht, ndërsa ndryshime priten edhe për personat mbi 50 vjeç, të cilët deri më sot rinovimin e patentës e kanë bërë çdo pesë vite.

“Rinovimi është jetik se një numër shumë i madh qytetarësh, sidomos të moshuarit, stresoheshin me raporte, me vajtje – ardhje. Ne sot jemi me mbi 1.1 milion drejtues mjetesh. Kemi shumë që janë mbi 50 vjeç. Po ti bashkosh të gjitha risitë që kanë të bëjnë më rinovimin e dokumentacionit, me mosardhjen në sportelet e DPSHTRR-së, që është një pafundësi kursimi për qytetarët në kuptimin monetar, është rreth 80 mijë në vit praktika, procedurë që anulohen në rast se ne kalojmë këto amendime”, tha ai

Sipas Gonxhes, risi do të ketë edhe për drejtuesit e rinj, për fuqinë motorike të mjeteve, për personat që sapo kanë marrë një automjet në dy vitet e para të marrjes së patentës, etj.

“Aty ka edhe risi të tjera, për një kujdes më të madh për drejtuesit e rinj, për fuqinë motorike të mjeteve, sapo blen një mjet kur me patentë të sapo marrë në dy vitet e para. Ka disa ndryshime që kanë të bëjnë me veshjen në përdorimin e motoçikletave. Imagjinoni një masë e madhe njerëzish që nuk vijnë më nëpër sportele, por trajtohen si qytetarët e Bashkimit Evropian”, tha Gonxhe

Sa i përket targave të privilegjuara, Gonxhja tha se që nga momenti i aplikimit janë marrë 7 milion euro nga shitja e tyre, ndërsa bëri me dije se së shpejti në shkurt priten të hynë në fuqi targat e personalizuara, për të cilat kreu i DPSHTRR paralajmëroi se do të jenë shumë të shtrenjta.

Ai deklaroi se do të ketë një komitet censure për këto targa, ndërsa tha se do të përbëhet nga një kombinim germash dhe numrash:

“Që nga momenti i aplikimit, që mos shiteshin më targat nëpër tavolinë, kemi bërë 7 milion euro nga shitja e këtyre targave të privilegjuara. Shpresojmë në shkurt të vijmë me targat e personalizuara, sepse këtu do të ketë një komitet censure. Do ketë fjalë që nuk lejohen. Do të jetë shumë e shtrenjtë, po i paralajmëroj qytetarët. Do jetë një kombinim mes germave dhe numrave, por do të jetë edhe mundësia që drejtuesi ta zgjedhë vetë se si do ta personalizojë targën e tij nga fillimi në fund. Shpresojmë që ta vëmë në zbatim që nga shkurti.”  

18 Komente

  1. L
    Luli

    Akoma ky ortaku hajdut I Rames qenka ke patentat.Pupu nuk u ngopen keta plehra.

    1. L
      Ladi

      Nuk aspak eshte e vertete! E kam takuar vete, deri tani nuk kam takuar drejtues me te afte dhe te sjellshem. Njeri shume i zgjuar dhe puntor. Dhe mbi te gjitha Pozitiv dhe me Bonsens. Meriton te jete me shume se nje Drejtor . Respekte!

      1. M
        Mandi

        Drejtuesi me se pari nuk duhet te jete hajdut. Pas kesaj duhet te plotesoje edhe kriterin e aftesise per te drejtuar. Per sa kohe eshte hajdut, nuk i vlen kujt aftesia dhe sjellja e mire apo cfaredoqofte tjeter gje e mire qe e karakterizon. Problemi eshte se ky nuk eshte i vetem ne ket stil, ka boll shoke e shoqe

    2. K
      Kritiku

      Te jesh pak mbi 50 quesh i moshuar? Eshte me vete ky gomar me te tilla shprehje? Nuk ka nje sqarim te mire nese rinovimi i patentave çdo 15 vjet eshte per makinat e vogla apo kamionet. Perse duhet rinovimi i patentes per makinat e vogla te behet çdo 15 vjet? Po per ata qe jane mbi 50 perse duhet te behet çdo 5 vjet? Ashtu si edhe Blend Gonxhja qe uk jep sqarimet e duhura, por me gomar eshte edhe gazetari qe nuk di te beje pyetjet e duhura qe informacioni te jete sa me i plote. E gjithe kjo krijon me shume keqinformim se sa e kunderta. Tipike ne Shqiperi qe neper postet kryesore jane vene analfabete funksionale dhe po aq i varfer eshte edhe informacioni qe del nga keto poste. Shprehja qe qytetaret do te trajtohen si ata te Bashkimit Europian(jo Evropian siç e shkruajne keta gazetare shpellare) eshte nje idiotesi me vete. Çfare jane njerezit e tjere te Botes perkundrejte atyre te BE-se dhe si trajtohen ata ndryshe? Gomar ai qe eshte marre ne interviste, por me gomar eshte ai qe i ben pyetje ketij.

      1. A
        Alb

        Po, zotëri, sepse mbi një moshë të caktuar, njeriu fillon problemet me sytë. Prandaj dhe do bërë kontrollet mbi 50 vjeç.

        1. A
          Antikritiku

          Kritik manalli mbi 50 eshte 5 vjet ka 30 e kusur vjet . Shpreso ta bejne 10 o te pakten 8 .

          1. K
            Kritiku

            Ju te dy komentuesit me siper, nuk keni faj sepse jeni mesuar me njerezit e juaj fshatare qe edhe kur arrijne moshen 40 vjet duket sikur jane rreth 100, si nga pamja ashtu edhe nga truri. Ju as qe e keni kuptuar ate qe kam shkruajtur, prandaj mos harxhoni kohen kot sepse nuk jane gjera per ju keto. Ne fakt juve duhet t'ju behet çdo vit jo vetem kontrolli fizik por edhe mendor qe te rinovoni patenten e karroces me kale qe keni.

        2. N
          Nonni

          Targat e personalizuara shume shtrenjte? Dhe ku eshte lajm? Qumeshti, vaji, mielli, sheqeri, frutat jane shume shtrenjte… ky mund te jete lajm, por jo tangerlliqet e drogaxhinjve e funkisonareve qe mbajne lekë neper tuba kondicioneresh.

          1. V
            Vk

            Targat e priviligjuara verja cmimin sa te duash. Te jesh i sigurt qe do funksionoj se shqipot pa buke rrin e pa pordhe srrin dot.

            1. F
              Fatmirit

              Diplomat,Patentat hiqen vetem me vendime gjykate.Patenta ime,e marre per autoveture,per sherbime private,ne vitin 1987 nuk ka asnje afat skadence,dhe ende tre lata jane te pa prekura origjinal.,nuk kane asnje afat skadence.Pse duhet te oaguaj para kot per rinovim patente ,pas asnje shkelje te ligjit?

              1. A
                Antimafja

                U plakê ky koklopa tek patentat..si nuk ka njeri tjeter ta zëvëndesojë këtë mafjoz. Kryehajduti dhe fytyra më e urryer e Shqiperse, ishallah e merr vdekja se ky nuk shkon.

                1. .
                  ...

                  Vetem ne Shqiperi degjon idiotesi te tilla. Ky shkerdhate duhet te ishte ne burg per vjedhjet qe beri dhe me pas u strehua ne Spane por shqiptaret e kane memorien e shkurter

                  1. t
                    toni mavrija

                    Eh mor Edi Rama nuk le kryehajdut pa i vene ne krye te vendeve ku ka leke si te ndyret blendi gonxhe ,petrit ahmetaj kryetari i ERE,elton kacidhja kryetar i UKT ,shkelqim hajdari drejtor i institutit te njesive matse etj etj.Ua ke varur ne qafe melcit uqerve te kopese qe komandon.

                    1. E
                      Emigranti

                      E ca kuptimi ka perse duhen patentat jo 5 apo 15 vjet, o Blendo shiko Danimarken apo Suedine, se ne shume raste te tjera i merni si shembull, merini edhe per patentat, qe i kane me afat shume te gjate, ke pleq nga 80vjec, gra e burra qe ngasin makinat pa problem. Pastaj ceshte kjo llogjike, jo po mbi 50vjec, u vikan kushte,apo flitet per ngritjen e moshes se pensionit, deri sa gjithandej po ngrihet mosha, sigurisht qe dhe ne drejtimin e mjetit ska pse te kete kufizime, ai qe ben aksident paguan, prandaj jane dhe siguracionet, ne varesi te aksidentit eshte dhe pagesa e demit. Ne varesi te shumes te aksidentit, vitin tjeter siguracionin e paguan me shtrenjte edhe sikur te ndrosh kompani sigurimi, te del automatikisht se ne cilen kompani ke qene.

                      1. $
                        $antiago [email protected]

                        Ja dhe superhajduti me surrat katili.. SPAK-u ha fara luledielli ..

                        1. A
                          Askushi

                          Lë për të dëshiruar,dhe themi se do bëhemi si europa, as mos e çoni nëpër mënt

                          1. R
                            Realisti

                            Koment per kritikun: Ne gjuhen shqipe, shoku kritik, shkruhet Evrope jo Europe. Shih Fjalorin e Shqipes se Sotme. Te pakten hesht per faktet qe nuk i di mire. Pas moshes 50 vjec robi duhet te beje domosdoshmerisht vizita per syte dhe veshet cdo 5 vjet se vret veten dhe te tjeret.

                            1. K
                              Kritiku

                              Sa per fjalorin e Shqipes se Sotme ate merre dhe perdore diku tjeter. Ai fjalor eshte bere nga analfabete funksionale, aty ku hyn edhe ti. Evrope e thone ata ne jug te Shqiperise duke u nisur edhe nga ndikimi i gjuhes greke. Greket i thone Evrope. Europa quhet Europe do ti apo jo. Nuk eshte ne doren tone kjo pune. Sa per ate qe cili nga shkaktuar me shume aksidente e tregojne statistikat dhe ajo anon me shume ne anen e te rinjve qe shikojne me mire por e kane trurin ne vendin e gabuar. Ai qe nuk shikon mire vendos syze, vetem nese nuk eshte nga ata shqiptare qe nuk pranojne qe te mbajne syze sepse u vjen turp nga te tjeret. Perpara se te komentosh mundohu qe ti kuptosh gjerat ashtu siç jane. Prandaj quhen disa njerez analfabete funksionale sepse ata lexojne por nuk e kuptojne ate qe lexojne.

                            Lini një Përgjigje