Rama premton konvikte të reja në shkollën profesionale “Beqir Çela”: Do ketë më shumë nevojë për ju në treg se për ca me diplomë që s’bëjnë gjë

16 Shtator 2024, 15:09Sociale TEMA
Rama premton konvikte të reja në shkollën profesionale

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të fillim jave shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës, ku këtë vit numri i të regjistruarve ka arritur në 1 mijë e 200 nxënës në total.

Sipas kryeministrit, kjo shkollë “ka këtë vit 400 regjistrime të reja, 20% më shumë se një vit më parë, dëshmi reale se çdo vit e më shumë të rinj po orientohen drejt arsimit profesional”.

Kreu i qeverisë u takua me studentët e vitit të parë. Ai premtoi konvikte të reja me të gjitha standardet për studentët që vijnë nga rrethet, ndërsa u shpreh se zanati që po marrim është gjithnjë e më i kërkuar në tregun e punës.

“Do t’ju bëjmë një konvikt dhe nuk do të keni më qejf të mbarojë shkolla. Do vij prapë vitin tjetër dhe nëse nuk është si them unë, do e bëjmë nga e para. Do të jeni sikurse nuk keni qenë ndonjëherë.

Me këtë zanat që po mësoni pastaj do të jeni siç do doni të jeni. Do ketë gjithnjë e më shumë nevojë për ju në treg se sa për ca njerëz me diplomë, por që nuk dinë të bëjnë asgjë”, tha Rama.

“Të shkosh në arsim profesional nuk është të shkosh në kategorinë e dytë. Sepse edhe po të shkosh në arsimin profesional t’i mund të shkosh në universitet po të duash. Kur ke bërë arsimin profesional në të gjitha rastet ke zanat, jo vetëm punon por fiton edhe shqisat për të bërë sipërmarrjen tënde.

Për shumicën ky është arsimi i të nesërmes, të jep punë më shpejt dhe punë të mirëpaguar sot. Sot i dëgjon bizneset që thonë nuk e kemi problemin t’i japim lekë, thonë a i kemi këta që duhet t’i paguajmë mjaftueshëm të kualifikuar”, shtoi Rama.

Kjo shkollë e akredituar në pesë drejtime të ndryshme; Shërbime Mjetesh Transporti, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Elektroteknikë, Termohidraulikë, Mekanikë, 2 drejtime mësimore pas të mesme.

4 Komente

  1. Y
    Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

    Kryeminister idiot ! Linda ti meson keto llogari? 400 rregjistrime te reja nga 1200 totali nuk bejne 20 %.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MJAFT ESHTE MJAFT .

      Rrit pensionet , boll me llafe ..

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        cfare konvikti BEQIR lmao vk muslimanizem ne palce.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zaho ne bunkerin e Surrelit.

          Cdo gje e “besueshme” kur e thote nje rrote kari pa diplome, mesues vizatimi, me mire me thene nje bojaxhi gay-dylber.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje