
Universiteti Europian i Tiranës do t’i akordojë ditën e hënë më 16 shtator, titullin “Honoris Causa” gjeneralit Christopher G. Cavoli, komandant suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë. Pas nderimit ndër vite të personaliteteve shqiptare e botërore, në fusha të ndryshme, si ajo e ekonomisë, filozofisë, drejtësisë, letërsisë, arsimit e sportit, për herë të parë UET nderon një figurë të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.
Titulli jepet nën motivacionin: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes lidershipit strategjik, përkushtimit ndaj bashkëpunimit transatlantik, inovacionit në strategjitë ushtarake dhe frymëzimit të gjeneratave të reja”.
Christopher G. Cavoli ka një karrierë ushtarake gati 40-vjeçare, duke marrë pjesë në misione të ndryshme ndërkombëtare. Emërimi i tij në Europë u bë në korrik të 2022-it, pesë muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, një luftë e rëndë që përmbysi dekada të ruajtjes së sigurisë në kontinentin e vjetër dhe riktheu frikën e një lufte të tretë botërore.
Si udhëheqës i Komandës Evropiane të SHBA-së, Cavoli është përgjegjës për operacionet dhe aktivitetet ushtarake të SHBA brenda 50 shteteve të pavarura në Evropë dhe rajonin e Kaukazit, si dhe për mirëqenien e 103,000 anëtarëve të shërbimit amerikan dhe familjeve të tyre në atë rajon. Si Komandant Suprem i Aleatëve, gjenerali me katër yje mbikëqyr të gjitha operacionet ushtarake të NATO-s, planifikimin dhe angazhimin strategjik.
Cavoli ka mbajtur komanda udhëheqëse në misione luftarake dhe paqeruajtëse dhe ka punuar gjerësisht me komunitetet e inteligjencës dhe politikave. Duke e nisur karrierën ushtarake në këmbësorinë, në vitin 1987, Gjeneral Cavoli ka shërbyer në një shumëllojshmëri të gjerë pozicionesh në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi,përfshirë atë si zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore në Herat, Afganistan, si dhe ka qenë drejtor për Rusinë në Shtabin e Përbashkët. Mban diploma nga Universiteti Princeton dhe Universiteti Yale dhe ka marrë çmime e vlerësime të ndryshme për kontributin e tij.
Ky është titulli i 19-të “Doctor Honoris Causa” që jep UET dhe i dyti brenda këtij viti. Në muajin maj UET nderoi znj. Deborah L. Wince-Smith, presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e Këshillit të Konkurueshmërisë. Gjatë dy dekadave, UET ka nderuar personalitete shqiptare e botërore, si: nobelisti i ekonomisë Muhammad Yonus, Lordi Anthony Giddens, filozofi anglez Roger Scruton, diplomati Christofer Hill, filozofi francez Luc Ferry, shkrimtari i madh Dritëro Agolli, ish-trajneri Gianni De Biasi etj.
Bukur ! Por duhet sqaruar publiku, ja jep per merita, apo per para, sic i jepte me nder presidenti Meta?
ma che cavolo?
Absurdi eshte morali i nje vendi absurd, sic eshte arnaMutistani. Sic jepen mender diplomat ketu,ashtu do te jepet, dhe ky titull me emer te larte, nga qenie te ulta injorantesh ne nje institucion civil, qe nuk ka asgje te beje me sferen luftarake.
rrota kari. Cpune ka ushtaraku me nje universitet aq me teper universitet qe ska te bej me ushtarakllekun. Ky vend eshte shkaperdhyer deri ne gjeneze