Steve Dunn është 67-vjeçari gjerman i cili në datën 8 korrik të këtij viti është nisur në këmbë nga Gjermania për të mbërritur në Pogradec të premten e 13 shtatorit.
Gjatë këtij udhëtimi i është dashur të kalojë me disa shtete e të përshkojë mbi 2000 kilometra për 63 ditë.
“Jam 67 vjeç, në datën 8 Korrik nga shtëpia ime u nisa në këmbë për të ardhur në Shqipëri. Kalova nga Austria, Sllovenia, Kroaci, Bosnjë, Mal të Zi e arrita me ne fund ne Shqipëri. Pas pak do të shkoj në Greqi. Qëllimi im final është tja dal te shkoj ne Athinë dhe Korinth të Greqisë. Ky udhëtim ishte 2400 kilometra që zgjati mbi dy muaj.”-shprehet Steve.
Steve Dunn tregon se në jetë ka qenë shumë aktiv në sporte të ndryshme, ndërkohë që dëshira për të ardhur në Shqipëri në këmbë, i ka lindur vitet e fundit.
Gjermani që eci për mijëra kilometra tregon se Shqipëria i ka bërë përshtypje për bukuritë natyrore dhe mikëpritjen e njerëzve.
“Është hera e parë në Shqipëri, vend fantastik, vendet malore, liqeni, me besoni që gjithë njerëzit i kam takuar kane qenë dashamirës. Takova një djalë të ri në rrugë, po punonte në firmë ndërtimi, më pyeti se çfarë më pëlqente nga Shqipëria. Këtu ka filluar të punohet e zhvillohet shumë, ka një të ardhme ky vend, por ajo që më ra në sy, është mungesa e të rinjëve. Ata duhet të rrinë në Shqipëri, duhet një gjeneratë e fortë për këtë komb.” –tregon ai.
Për pensionistin gjerman, udhëtimi do të vijojë drejt Greqisë, me shpresën se do të mund të arrijë në këmbë deri në Athinë.
Wow,ky eshte geni i paperkulur i gjermaneve, ne arritjen e objektivave qe i vendosin vetes. Respekt.
Kur do ta dekorojne kete gjermanin keta tanet? Lali Eri ndonje medalje apo dhe apartament. KM ti japi ndonje dekortate mirenjohje e ndonje lek....Edhe opozita te mendoje ndonje gje!!!! Sepse ai gjermani kalo ne kembe neper vendin e ca hajduteve.
Frymëzim! Respekt!
I forte qenka Gjermani ! Bravo ! Forca Sir ! Keep it up your good work ... Eshte Marathonmaku i koheve moderne .... ...Kap nje dege prej dafine, dhe vertitu rreth Athine...
Ky njeri nga Gjermania ben nje udhetim ecje me kembe eshte nje sakrifice dhe pasion dhe eshte mare me sport dhe ecje ! Bravo repekt per keta njerez qe marin keto Gjermani. Shqiperi. dhe ka aritur ne qytin e Pogradecit !