15 vjeçarja në Mallakastër bëhet nënë, gazetarja tregon detaje: Ishte dita e parë e shkollës, u kthye në shtëpi dhe lindi në tualet

14 Shtator 2024, 11:26Sociale TEMA
15 vjeçarja në Mallakastër bëhet nënë, gazetarja

Një vajzë 15 vjeçare nga Mallakastra, është bërë nën për herë të parë. Ngjarja ka ndodhur këtë javë dhe detajet janë të pakta, për shkak se familja dhe autoritetet janë përpjekur ta mbajnë rastin të izoluar, duke u kujdesur së pari për shëndetin e 15 vjeçares.

Vajza dhe vogëlushja që ajo ka sjell në jetë vetë, në kushte shtëpie, fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. E mitura qëndron ende në Spitalin e Fierit, por nuk ka pranuar të rrisë fëmijën, por ta dhurojë atë.

"Ishte dita e parë e shkollës për të , kur u kthye në shtëpi dhe lindi e vetme ndërsa bënte banjë. Nëna e saj e gjeti  vajzën  të lidhur me kordonin e bebes të sapo lindur. Në kushtet e një tronditjeje emocionale ajo njoftoi infermieren dhe mjekun e fshatit të cilët pas dhënies së ndihmës I dërguan në maternitetin e qytetit Fier me ambulancë. Në maternitet ajo u sistemua në repartin e të sapolindurave dhe bebja u vu nën kujdes.

Në një dhomë me dy krevate lehona 15 vjeçarje rri e mbledhur kruspull, një fytyrë fëmije me trupë nëne të re, me gjinjtë që pikojnë qumësht. Por ajo ka vendosur, sa mund të ketë vendosur në kushtet që gjendet, të mos e afroj beben po ta japi në një familje, ne nje familje, thotë dhe përhumbet me shikimin në muret e dhomës ndërsa bluza e lagur nga qumështi pikon", tregon gazetarja Laureta Roshi.

Ajo rrëfen dhe momentet e para të së ëmës, e cila e gjeti vajzën në tualet duke lindur, ndërsa pa edhe "zërat e turpit" nga të afërmit që shkuan në shtëpi.

"E ëma e vajzës ndien faj shumë faj që s ka arritur të kuptojë vajzën e saj, ndërsa ka përballuar një mentalitet të egër paragjykimi në momentet e lindjes. Kujton vetëm trupin e ngrohtë të bebit, kordonin që e bashkonte me të bijën dhe këmbët e njerëzve të afërm që shkelnin mbi gjakun në dysheme. Mbi gjakun e Vajzës sime vinin zëra turpërues për të si nënë...", tegon gazetarja.

Vajza 15 vjeçare nga një prej fshatrave të Bashkisë Mallakastër, ka treguar edhe emrin e babait të foshnjës, i cili është një i ri po nga fshatrat përreth, që në këtë periudhë të vitit është në emigracion për punë sezonale.

"Lehona e mitur pohon se ndihet e lodhur, dhe pse ka treguar babain “e prezymuar”, thotë se ka ndërprerë kontaktet me personin dhe se ajo e solli në jetë fëmijën e saj për ta dhuruar. Flet pak shumëpak, ka një qetësi  të frikshme rreth saj, e ka mbajtur vete të gjithë barrën e shpirtit dhe pse ka një shoqe banke qe e do fort dhe një mësuese fizike që e bën të shkoj, me gezim në shkollë, kjo është bota e saj e shpëtuar.

Policia ka nisur hetimet, lehona është ndjerë nën trysni nga pyetja mbi kontaktet seksuale dhe shumë e gjykuar nga rrethi I jashtëm familjar. Familja e saj e vogël, më babain emigrant dhe nënën që punon gjithë ditën larg saj, po e mbështet atë ndërsa fëmija do të lihet në një qendër", vijon rrëfimin Laureta Roshi.

Nëna e 15 vjeçares dhe tashmë gjyshja e vogëlushes së sapoardhur në jetë, e pagëzuar me emrin Jona, thotë se ajo do t'i qëndrojë pranë në çdo moment së bijës, e madje më vonë mund të marrë edhe mbesën të jetojnë bashkë.

4 Komente

  1. T
    Toci i Kandarit

    KY eshte problem I madh I shoqerise dhe jo vetem te kesaj familje. Mundet shteti te ndihmoje kete shpirt te vrare? Ju do te thoni qe vet e ka fajin dhe ci duheshin dashurite ne kete mosh por nuk ka nje opsion te dyte per kete vajze? Do te lihet te behet putana e radhes? Mos harroni qe mund t'ju ndodhe edhe juve. Keto jane probleme o EDI. Por jane problemet e shoqerise dhe jo te tuat. Ti si perendi nuk merresh me banalitete te tilla. Nuk kane kohe apo deshire ti zgjidhin keto probleme . Bravo gazetares qe e beri publike kete histori.

    Përgjigjjuni
    1. M
      M

      Askush me mend ne koke nuk do ja ngjiste fajin nje te miture naive 15 vjecare se ka kryer marredhenie seksuale dhe nga varferia dhe padija per kontraceptive ka mbetur shtatezene. Dhe mbi te gjitha, nese ai mashkull plehre qe e ka lene shtatezene eshte moshe e rritur, duhet rrasur pas hekurave per perdhunim. Ka shume burra derra qe perfitojne nga nje shoqeri idiote qe quan femrat "putana", per t'ua mbyllur gojen viktimave te tyre, te cilat nuk flasin nga frika e mentalitetit te shoqerise se mbrapshte shqiptare qe eshte gati te quaje nje vajze putane sesa te denoje ate burre plehre qe mund ta kete lene shtatezane duke perfituar nga papjekuria e nje te miture.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vini burrat para pergjegjesise financiare

        Kur njeriu behet I afte te linden femije eshte I pjekur...Haroi ligjet.Ligjet njerezit I bejne.Njerezit sot edhe 75 vjec jane te papjekur,te pamaturuar...75 vjec e vrasin per xhelozi!!!!Rrahin gruan pse eshte supa e ftohte!!! etj. Shteti te detyroje babain te ofroje mbeshtetjen financiare qe I takon si baba...dhe normalisht te ofroje asistence per vajzen.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Nje e mitur nuk ka pjekuri mendore per te qene nene ore budalla. Ajo eshte femije per vete dhe trupi i te mitures ka shume me teper gjasa per te vuajtur lindje traumatike, edhe pse mund te mbetet shtatezene. Ardhja e mentruacioneve qe nenkupton mundesine e shtatezanise, nis qe ne moshen 11-12-13 vjecare kur vajza eshte ende kalama per vete, nxenese shkolle. Nuk do te thote se ka pjekuri per te qene nene, per te rritur femije dhe per te kryer marredhenie me te nje derr burre pedofil.

          Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje