Gazetarja Laureta Roshi foli për rastin e ndodhur në fshatin Fratar në Mallakastër, ku vajza e mitur lindi në tualet.
“Nëna e gjeti me kordonin e bebes së sapolindur. Vajza ka lindur sapo është kthyer nga dita e parë e shkollës. Në aspektin e gjendjes emocionale shumë e mbyllur në vetvete.
E ëma lajmëroi ambulancën e fshatit dhe e çuan në Fier dhe për një javë është mbajtur në maternitet. Është kontaktuar psikologia dhe është mbajtur në kushte spitalore.
Është bërë denoncimi i rastit duke qenë e mitur. Vajza ka treguar se partneri i saj është një emigrant jashtë Shqipërisë. Bebja është pajisur me certifikatën e lindjes dhe tek atësia është vendosur një vizë.
Në rastin e një të miture kemi të bëjmë me një abuzim seksual”, ka treguar ajo në studion e “ABC e Mëngjesit”, në “ABC News” .
Gjithashtu ajo tregoi se nëna e 15-vjeçares ka qenë e mendimit që të mos e mbajë fëmijën, por ta japë për birësim. Ajo tregoi se bebja do të shkojë në shtëpinë e foshnjës.
Po pse mojë vajzë në shtepinë e foshnjveve? (Sheti i muti që kemi) Duhët që ti plotsonë të gjitha kushtët që ti me bebën të jetoshe me dinjitet të plote... Po ashtue familja duhët që të ndimojê Ty dhe beben.. Indititeti i familjes dhe vajzë duhet të mbahën fishnet , dhe të rrespktohet. Në qoftë se ka abusim seksual a po ai taliban ka qënë mbi moshën 18 atherë ligj duhët të veprojë... Jemi pro jetës...
Shume te paverteta ne kete artikull.