1.4 milionë euro të ardhura, rekordi historik i Gaz Demit në shitjen e lojtarëve në merkaton e janarit

13 Janar 2025, 18:02Sport TEMA
1.4 milionë euro të ardhura, rekordi historik i Gaz Demit në

Largimet e disa prej lojtarëve më me peshë tek klubi i Partizanit, si Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, Tedi Cara, dhe Kristian Mba, të katërt të transferuar në Ukrainë me ekipe të ndryshme, ka ndezur disa “pakënaqësi” tek tifozeria, madje dhe tek trajneri i të kuqve që në konferencën e fundit për shtyp, ishte dukshëm kundër tyre për këto lëvizje. E parë nga kjo anë nuk mund të thuhet që këto palë nuk është se nuk kanë të drejtë, por nga krahu tjetër këto transferime në këtë periudhë merkato dhe me përfitime të jashtëzakonshme për klubin janë një sukses historik, që asnjë ekip shqiptar nuk e ka bërë, aq më tepër në janar.

Në një kampionat thuajse të falimentuar, ku të ardhurat nga reklamat, biletat, e drejta televizive, sponsorat, nga FSHF-ja, janë thuajse qesharake në krahasim me shpenzimet që bën një president klubi dhe aq me tepër një ekip pretendent si Partizanit, ndaj shitja e lojtarvë është një aftësi dhe bonus i artë për ta nxjerrë klubin në fund të sezonit pa humbje.

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka bërë një tjetër lëvizje të bujshme në futbollin shqiptar, duke vendosur një rekord të ri në historinë e klubit dhe të kampionatit tonë. Klubi i kuq ka arritur të përfitojë rreth 1.4 milionë euro nga shitja e katër prej lojtarëve të tij në tregun ndërkombëtar, një arritje e paprecedentë që reflekton vizionin dhe strategjinë e qëndrueshme të drejtuesve.

Këto transferime tregojnë përkushtimin e Partizanit për të promovuar dhe zhvilluar talentet e tij, duke siguruar jo vetëm sukses sportiv, por edhe financiar.

Burimet konfirmojnë se lëvizjet janë realizuar me negociata të kujdesshme, ku klubi ka arritur të maksimizojë vlerën e lojtarëve të tij në tregun ndërkombëtar, çka përbën një model për klubet e tjera shqiptare.

Ky rekord vjen si pjesë e një filozofie të qartë të presidentit, i cili ka vendosur të ndërtojë një Partizan që jo vetëm konkurron në fushë, por edhe forcohet ekonomikisht. Tifozët e Partizanit tani jo vetëm që shijojnë sukseset sportive, por edhe krenohen me faktin që klubi po përparon drejt një modeli të qëndrueshëm dhe modern të menaxhimit.

Me këtë arritje, Partizani konfirmon statusin e tij si një prej klubeve më të organizuar në vend, duke hedhur bazat për një të ardhme edhe më të suksesshme. (TemA)

 

 

12 Komente

  1. Z
    Ziu

    Futbolli si cdo fushe tjeter ne Shqiperi...

    Përgjigjjuni
    1. F
      FSHF

      "Lavatricja" e Gazit ka qysh nga 97 qe punon non stop ( e lejme periudhen e Zviceres apo Milanos para 97) Prap se prap, bilanci i dilte negativ pasi "lante teshat " per qeverine Nano 2 dhe aktualisht per Rilindjen ....O fatjon mavria mos trego perralla nga 1001 nete...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sqepari

        Ke nja dy shqiptare ne domacion Gazi? Hiqi se ka me lire ne afrike, kerkojne me pak.

        Përgjigjjuni
        1. p
          partizani pa pushke

          Lloji i demave te tredhur, nga interesi material, nuk kane asgje te perbashket me sportin, por jane vec xhambaze te rendomte, qe vec duan te nxjerrin vec fitime, ne pazarin e gjese.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Celsi

            Bejeni Gaz Demin zv kryeminister se eshte shume i zoti ben leke, o gazetar injorant kush te jep akses ty te shkruash ketu.

            Përgjigjjuni
            1. "
              "BOHOTINA"

              Gaz Demin e falenderoj qe e pruri prap ne keto nivele legjenden "Partizani". Eshte i vetmi ekip shqipar me nje trofe nderkombetar, si kampion i turneut Ballkanik, qe zhvillohej dikur ne vitin 1971. Eshte dhe dy here fitues i vendit te dyte ne kampionatin e skuadrave ushtarake te ish vendeve socialiste te kohes. Nje ne Lajpcig 1958 humbi vetem ne finale me CDNA, skuadren ushtarake bullgare dhe e dyta ne vitin 1964 ne Hanoi, qe vetem ne finale humbi me skuadren ushtarake Ruse pas kohes shtese, se koha e rregullt perfundoi 0:0. Eshte e vetmja skuader shqiptare qe ka bilanc pozitiv me tere skuadrat e tjera te vendit tone. Eshte 17 here kampione dhe 29 here nenkampione si dhe 15 here fituese e Kuper se Republikes. Ka dhe 3 superkupa... Gazin une kuptoj. Ai eshte biznesmen dhe ben bilance e llogari. Mbase nuk duhej te ndodhte keshtu, tani ne mes te kampionatit, por punet i di ai qe e drejton. Kur, SaliHu qe nuk ka goditur ne jeten e tij asnje top me kembe, e degdisi ne kategori te trete (po ta quash te pare "Superioren" e sotme), te gjithe benim sehir. Gazi e ngriti dhe e ka mbajtur ne keto nivele. Gjithsesi, vec elozheve qe meriton, tani, kete vit te mos prese qe ekipi te beje cudira. Ne kesi ekipesh legjende luan rol dhe emri i faneles, por tani do filloje te rreshqase dhe do dale dhe nga e famshmja katershja e pare. Sinjalet u dhane qe pardje kunder vendit te fundit te kampionatit, "Skenderbeut", qe fitoren e pare kunder "Partizanit" e ka ne vitet e para te "demokracise., Eshte dhe gjysma e muajit. Te shpresojme te zvendesohen. Mbase keto leke klubi do ti merrte ne fund te kampionatit me paraqitjen ne Europe duke kaluar ture... Po dhe pa leke ekipi nuk mbahet. Kete pune e di me mire i zoti i shtepise. Ne kemi vetem brohoritjen dhe mbeshtetjen, por leket i jep tjeter njeri...

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pjeter

                Clidhje ka emri qe mban me ate te dikurshmin? Jane tjeter gje!

                Përgjigjjuni
                1. p
                  paemer

                  po cnivele flet mor aman ,te fitosh superligen me stadiume bosh ,provo te shohesh nje ndeshje te kampionatit dhe ne min te 15 duhet nderruar kanal se cilesite e lojtareve jane zero .....

                  Përgjigjjuni
                2. n
                  noname

                  cfare mund te mendosh per nje "portal" (kupto megafon pushteti ,tip syri apo shqiptarja) tek i cili nuk vendoset autori i shkrimit ......cfare letyre ke krijuar o mero ziu ,po per nje gje te jap doren ti si mbyll komentet sic beri bushati .

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesia

                    pirth or pirth Nuk shiten lojtaret tani Se po te fitoje kampionatin dhe te kaloje 2-3 turne ne kupat e evropes i merr oto dhe pastaj shet the lojtare Fitimi 2 fish plus kenaq dhe tifozet

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lenci

                      Nuk e kuptoni se artikulli behet pasi duhet te falet Olsi Rama? Foli Rama, flet edhe gazetari i paguar. Droga eshte arsyeja i mbajtjes se Partizani t nga Gaz Demi. Kush eshte drejtor aty. Olsi Rama!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kot

                        Lenco sa i zgjuar je ,keshtu thote ai maloku Lenco dhe ti bam Olsi drogaxhiu ah more koqe ju ka hedhur trute e gomarit ai psikopati dhe ska burre nene qe ju sjell ne terezi. Jam i bindur qe sja ke haberin nga futbolli tamam si katallani por crendesi ka ,ka korrupsion dhe kete e di mire baba qe sheh endrra dhe ju tregon juve.

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje