
Në vitin 2018, Juventus ishte gati të dominonte futbollin evropian. Vera pas fitimit të titullit të shtatë radhazi u pasua nga një merkato ambicioze. Drejtuesit përveshën mëngët në kërkim të nënshkrimeve më të mira për të fituar Ligën e Kampionëve, në të cilën kishin luajtur dy finale në katër vite (2015 dhe 2017), por pa triumfuar dot.
Bardhezinjtë donin të shkonin përtej dominimit të brendshëm (Serie A) dhe për këtë arsye blenë Cristiano Ronaldon (117 milionë euro), Cancelo (40.4), Douglas Costa (40), Bonucci (35), Can (falas). Shuma totale arriti në 263.20 milionë euro. Juventusi ndërtoi një skuadër të madhe me Dybala, Khedira, Mandzukic, Cuadrado, Pjanic…, që fitoi sërish në Itali, por ra në çerekfinale të Champions League kundër Ajax-it.
Shpenzime/të ardhura në transferimet e Juventusit, 5 sezonet e fundit:
2018-19: 263.2 milionë € / 111.67
2019-20: 230.5 milionë € / 203.14
2020-21: 155.31 milionë € / 107.31
2021-22: 126.5 milionë € / 61
2022-23: 40 milionë € / 28.2
TOTALI: 815.51 milionë euro / 511.52
Tregu i ardhshëm i verës ishte gjithashtu i çmendur në shpenzime (230.5 milionë euro) për De Ligt (85.5), Danilo (37), Kulusevski (35), Romero (31.5), Pellegrini (22), Demiral (19,5), Ramsey (falas), Rabiot (falas), Buffon (falas), me të njëjtin rezultat: titulli i nëntë radhazi në Serie A dhe eliminimi qysh në 1/16 finale të Champion League kundër Olympique Lyon.
“Ne kemi thënë që nga vera se Liga e Kampionëve është qëllimi madhor dhe do të jetë çdo vit. Ne mund të vazhdojmë të rritemi, kemi një ekip që garanton të ardhme të madhe për Juventusin”, – rrëfeu presidenti Andrea Agnelli në atë kohë.
“Unë erdha për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne do të përqendrohemi në këtë kompeticion, por pa e parë si obsesion. Duhet të ecim hap pas hapi. Nëse nuk e fitojmë këtë vit, do të ndodhë edicionin tjetër”, – tha Cristiano.
Bardhezinjtë vazhduan të shpenzonin 155.31 milionë euro më 2021 për Arthur (76), Rovella (23.3), Morata (20), Mandragora (15), por gjithçka shkoi keq atë sezon. Eliminimit të zakonshëm nga Champions-i (në tetëshe ndaj Portos) iu shtua edhe debakli në Serie A.
Juventusi jo vetëm që hoqi dorë nga froni i tij italian pas nëntë titujsh radhazi. Një sezon i vështirë me Andrea Pirlon si trajner, që çoi në rikthimin e Allegrit në stol dhe një ndryshim drejtimi në skuadër, i shënjuar nga largimi i Cristiano Ronaldos drejt “Old Trafford”.
Megjithëse sezoni i kaluar ishte i pari pa asnjë trofe që nga 2010-2011, duke përsëritur vendin e katërt në Serie A, eliminimin në 1/16 finale të Champions League (ndaj Villarreal), klubi bardhezi bëri shpenzimet për transferime (126.5 milionë euro).
Kështu do të jetë Juventusi 2022-2023
“Klubi ka bërë një punë të shkëlqyer, një përpjekje të madhe financiare për të sjellë dy lojtarë të rëndësishëm, – tha Allegri pasi u zyrtarizuan blerjet e Vlahovic (81.6 milionë euro) dhe Zakaria (8.6). Sulmuesi serb është thirrur të jetë ylli dhe golashënuesi i një skuadre që në merkaton e kësaj vere ka fituar dy lojtarë të tjerë të nivelit të lartë; Pogba dhe Di Maria.
“Motivimi kryesor ishte të vija këtu dhe të fitoja gjithçka me Juventusin. Dua të ngre sa më shumë tituj dhe të luaj për këtë klub që të jep mundësi optimale”, – tha Di Maria pas nënshkrimit për një sezon me bardhezinjtë. Ardhja e anësorit 34-vjeçar argjentinas, i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG-në, pasohet nga rikthimi i Pogba, i cili gjithashtu i dha fund lidhjes me Manchester United.
Nga Ligt, Dybala, Chiellini…
Të dy do të forcojnë një skuadër që edhe pse ka lojtarë cilësorë (Vlahovic, Chiesa, Locatelli, Zakaria, Cuadrado…), ka humbur pjesë të rëndësishme. Dybala dhe Chiellini ishin të fundit që u larguan nga Torino, edhe De Ligt mund të shkojë te Bayern Munich ose Chelsea. Nëse qendërmbrojtësi holandez largohet, Juve do të bëjë çmos për të marrë Koulibaly (Napoli).
Shumë hyrje dhe dalje në një klub të madh, por që ka harruar në fitojë në Europë. Muskuli ekonomik bardhezi ka lejuar që Juventusi të shpenzojnë 815.51 milionë euro në pesë sezonet e fundit. Asnjë ekip në Evropë nuk ka shpenzuar kaq shumë për transferime. Pas bardhezinjve renditen Manchester City (653.66), Real Madridi (631.25), Barcelona (621.10) dhe Chelsea (619).
Më shumë shpenzime për transferime në 5 sezonet e fundit:
1.Juventusi: 815.51 milionë euro
2.Manchester City: 653.66 milionë euro
3.Real Madrid; 631.25 milionë euro
4.Barcelona: 621.10 milionë euro
Lini një Përgjigje