99 ditë nga starti i Europianit, Italia në krizë për sulmues goli

7 Mars 2024, 12:32Sport TEMA
99 ditë nga starti i Europianit, Italia në krizë për sulmues

Italia nuk është në ditët më të mira në arenën ndërkombëtare dhe ky është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Dëmtimi dhe operacioni i Berardit, ka bërë që të kaltrit të humbasin pikën e referimit në sulm dhe lojtarin që ka shënuar më tepër gola.


I vetmi i paprekshëm në repartin ofensiv është Kieza, edhe ai gjithmonë në varësi të gjendjes fizike. Pjesa tjetër nuk kanë bindur plotësisht.

Problem mbetet mungesa e një sulmuesi qendre që garanton gola.

Çiro Imobile ka shënuar vetëm 6 rrjeta në 23 ndeshje në kampionat. Në kuotë të njëjtë janë edhe Skamaka, Luka dhe Retegui.

Statistikat më të mira te Italia i ka Pinamonti i Sasuolos me 9 gola në Serie A. Spaleti kërkon goleador dhe Shqipëria shpreson që trajneri mos ta gjejë, të paktën deri më 16 qershor, pas debutimit në Euro 2024.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Shqiperia ka nje mesfushe solide dhe nje mbrojtje shume te forte, e cila do dije te beje llogarite me sulmuesit italiane, aq me teper qe gati te gjithe mbrojtesit tane me perjashtim te Mitajt dhe Balliut, luajne ne Itali. Per mua problemi vjen nga Spanja qe ben nje loje shume te shpejte dhe teknike, ndersa Kroacia eshte nje skuader e plakur qe luan nje loje fizike, por qe gjithsesi nuk eshte ajo e dy kampionateve te shkuara boterore. Nese arrijme te kalojme keto dy skuadra, do jete nje shans i madh per ne qe te kalojme grupin. M.gj.a. le te mos e shesim lekuren e ariut para se ta vrasim. Fusha do na tregoje se sa te afte do jemi qe kalojme keto skuadra te medha.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje