Tirana është skuadra e tretë që kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë eliminuan në çerekfinale Teutën, pas gjuajtjes së penalltive.
Një ndeshje e luftuar, e luajtur për plot 120 minuta, por nga “ruleta ruse” kryeqytetasit ishin më të saktë, duke fituar 6-5.
Sa i përket ndeshjes, Teuta kaloi në avantazh në minutën e 28-të me Peposhin, ndërsa Tirana barazoi vetëm në minutën e 97-të, për ta çuar ndeshjen në shtesa dhe më pas në penallti, pasi përballja e parë u mbyll në barazim pa gola.
Tashmë skuadra e drejtuar nga Erbim Fagu, pret të mësojë kundërshtarin në gjysmëfinale, që do të përcaktohet me short.
Lini një Përgjigje