Asnjë ndeshje si titullare te Fulham: Chelsea përgatitet të fitojë 5 mln Euro nga klauzola e Armando Brojës

5 Mars 2024, 15:16Sport TEMA
Asnjë ndeshje si titullare te Fulham: Chelsea përgatitet të

Kalimi i Armando Brojës tek Fulham nuk rezultoi ashtu siç pritej.

Sulmuesi shqiptar ka dështuar për të fituar një fanellë titullari te kjo skuadër, ku edhe aktivizimet kanë qenë me pikatore.

Vetëm tre takime të luajtura si zëvendësues për një total prej 41 minutash nuk kanë bindur Fulham për të bërë ofertën e blerjes së kartonit të 22-vjeçar. Por në të tilla kushte nuk do të shmangte pagimin e 5 milionë eurove në arkat e Chelsea.

Në kontratën mes palëve, specifikohet qartë që Broja duhet të zgjidhet si titullarë në 10 ndeshje të kampionatit që Fulham të mos kishte detyrime ndaj “Bluve të Londrës”. Skenar për të cilin tek bardhezinjtë janë gati për ta zbatuar, pasi edhe rezultatet po flasin në favor të tyre.

Huazimi tek Fulham shihej si trampolinë jo vetëm për cilësitë e Brojës, por edhe nga Chelsea për rritjen e kartonit të sulmuesit, por që për momentin nuk ka rezultuar aspak e tillë. Për kartonin e Brojës, Chelsea kërkon të paktën 50 milionë euro, shifër që pak nga pak po zbret për shkak të mungesës së shqiptarit në fushën e lojës.

4 Komente

  1. T
    Tifozi

    Ishte manovra e Celsit ku ne bashkepunim me Fulhamin per te larguar Brojen sepse e pane qe Broja kaq e kishte a rritjen e karieres se tij futbollistike duke arritur te luaj vetem 5 min. Mos u merni me me Brojen

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifosi fut-bolli

      Na e keni care menderen me ket Br(olen) ojen qe kuure nuk ka shkelqyer po nje mesatar edhe ndonje gol qe ka shenuar po mos ti shenonte do ishte turpi me i madh .

      Përgjigjjuni
      1. Çim.ça.ko..!

        Manovër po..! Jam dakord! Është manovër e Fulhamit, për t'a blerë sa më lirë..! Duke mos aktivizuar Brojën ja ulë vlerën në treg..!! Viktima është Broja si dhe Çelsi që ranë në grackën e Fulhamit..! Humbje e trefishtë! Ne si kombëtare humbasim më të mirin..! Nuk e kemi atë luks të humbasim talente në lulëzim! Silvinjo duhet të mendohet mirë për sa i përket Brojës..! Unë kam shumë besim tek Broja..! Po të kishte kombësi tjetër (Itali, Spanjë) do të ishte yllë...! Megjithatë,le t'ja lëmë kohës! I lini talentet të lozin futboll..! Janë krenaria e kombit!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Suport total Brojes.

          Broja ka nevoje per suport, jo per denigrim. Te gjithe jemi te bindur ne talentin e tij. Problemin qe ka, ... e ka me vehten. Duhet me shume vetbesim, pune dhe kurajo per tu ringritur. Suksese kampion. Puno fort, rezultatet do vijne. Tergoji botes se cfare je ne gjendje te arrish...Jemi me ty.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje