Allegri i "fiksuar" pas Rabiot, Milan duhet të sakrifikojë këtë lojtar për të arritur te francezi

26 Gusht 2025, 22:25Sport TEMA

Allegri i "fiksuar" pas Rabiot, Milan duhet të sakrifikojë

Milan pret të bëjë më shumë se një përforcim në këto ditë të mbetura të merkatos. Një nga objektivët e kuqezinjve është edhe Adrien Rabiot, i përjashtuar nga Olimpique Marseille pas përleshjes me shokun e ekipit në dhomat e zhveshjes, në ndeshjen e parë në Ligue 1 për këtë sezon, ndaj Rennes.

Milan ka ndjekur edhe alternativa të tjera për të përforcuar mesfushën, por Rabiot është padyshim i preferuari i Max Allegri-t, i cili e njeh që nga koha kur ishin bashkë te Juventus.

Për të arritur te Rabiot, Milan duhet të sakrifkojë një nga mesfushorët aktual dhe më i mundshmi për t’u larguar është Yunus Musah. Për amerikanin ka pasur ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por është refuzuar.

Në situatën që ndodhet, drejtuesit e Milanit nuk kanë rrugë tjetër veçse të largojnë Musah, për të tentuar më pas transferimin e Rabiot. Për francezin ka interes nga disa klube të tjera të mëdha, në Serie A, por edhe në ligat e tjera elitare.

2 Komente

  1. A
    AliceAnderson

    hello

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      Akoma nuk po e kuptojne se nuk eshte puna e mori ose jo Rabiot, qe kur Milan mori Taren dhe ky perzgjodhii si teknik Alegrin cdo gje mori fund dhe fustan. Milani do te luftoje per mbijettese ne Serine A n.q.s. nuk debon sa me pare keta te dy.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje