
Të premten në mbrëmje Serie A garanton përballjen më të rëndësishme të javës së 18-të, mes Napolit dhe Juvenusit. Në prag të kësaj ndeshje ka dalë në konferencë tekniku i bardhezinjve, Massimiliano Allegri.
NAPOLI – “Ata janë favoritët sipas renditjes. Nuk është një ndeshje vendimtare, por shumë e rëndësishme për ta. Ne përballemi me një ekip të organizuar dhe të stërvitur mirë.”
“Spalletti është një trajner i shkëlqyer, këtë e ka treguar edhe në përvojat e kaluara. Ndeshjet në “Diego Armando Maradona” nuk mbarojnë kurrë dhe duhet të jemi gjithmonë të përqëndruar gjatë 90 minutave.”
MUNGESAT – “Rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar është drejt përfundimit. Mendoj se kundër Atalantës disa mund të jenë të disponueshëm. Cuadrado të martën do të kthehet në grup dhe ndoshta do të jetë kundër Monzës.”
LOJTARËT – “Chiesa do të jetë gati për nesër dhe jam shumë i lumtur për këtë. Të gjithë djemtë po bëjnë mirë, në veçanti Danilo. Qëndrimi ka ndryshuar dhe kjo është falë ekipit. Kemi pasur rezultate pozitive, por duhet të vazhdojmë të punojmë më shumë për t’u rritur dhe më shumë.” – përfundoi Massimiliano Allegri.
Lini një Përgjigje