Anëtari i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së nën akuzë për falsifikim, reagon Universiteti: E larguam sipas statutit

14 Prill 2023, 13:03Sport TEMA

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së nën akuzë për


Gazeta TemA raportoi dje ekskluzivisht se një tjetër anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit është përfshirë në një skandal.

Abdyl Kuriu është nën akuzë për falsifikime notash gjatë periudhës kur jepte mësim në Universitetin e Sporteve të Tiranës.

Mësohet se Kuriu u ka vendosur rreth 110 studentëve notën 10-të, ndërkohë që shumica prej tyre nuk paraqiteshin fare në mësim si dhe disa të tjerë nuk ishin prezentë në Shqipëri.

Për këtë shkelje Universiteti i Sporteve ka prishur kontratën e punës me Abdyl Kuriun dhe e ka përjashtuar atë nga institucioni dhe po mban mbi shpinë akuzat për falsifikim notash.

Këtë e ka konfirmuar edhe Rektori i Universitetit të Sporteve, Agron Kasa, që për gazetën Panorama Sport shprehet: 

“Po, Z.Kuriu nuk është pjesë e UST-së. Kontrata e punës është zgjidhur për shkak të një shkeljeje që është bërë. 

Ai kishte disa vite që punonte te ne dhe është një problematikë me disa vlerësime fiktive të studentëve dhe ka qenë një procedurë e gjatë dhe struktura në përputhje me hapat që parashikon statuti, bëri edhe vlerësimin final”, është shprehur në prononcimin e tij Rektori i Universitetit të Sporteve, Tiranë.

1 Komente

  1. M
    Mësuesi

    Lejni keto justifikime bajate! A e keni kallzuar per ndjekje penale, per falsifikim dhe shperdorim detyre? Nuk po flas per etike e te tjera si keto, por per shkelje te renda ligjore.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje