Ankandi për 6 fanellat e Messit nga Kupa e Botës ka nisur me ofertën e parë prej 5.2 milionë dollarësh

1 Dhjetor 2023, 11:00Sport TEMA
Ankandi për 6 fanellat e Messit nga Kupa e Botës ka nisur me

Pothuajse një vit pas fitimit të Kupës së Botës nga kombëtarja e Argjentinës, ka nisur një ankand për 6 nga fanellat e veshura nga Lionel Messi në Katar.

Ankandi zhvillohet nga Sotheby’s dhe do të zgjasë deri më 14 dhjetor.

Këto fanella Messi i ka veshur në pjesën e parë të ndeshjeve në grup kundër Arabisë Saudite dhe Meksikës në grupe, më pas në nokaut kundër Australisë, Holandës, Kroacisë dhe në finale kundër Francës.

Tashmë siç njofton shtëpia ka një ofertë prej 5.2 milionë dollarësh. Qëllimi i madh është të thyhet rekordi i Michael Jordan . Në shtator 2022, fanella e veshur nga amerikani në ndeshjen 1 të serisë së finaleve të NBA u shit për 10.1 milionë dollarë.

Fanella më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në futboll është ajo e Diego Maradonës, në çerekfinalen e vitit 1986, në të cilën Argjentina mundi Anglinë 2-1.

Fanella e Maradonës, i cili kishte shënuar një gol të diskutueshëm që ai tha se i detyrohej shumë “dorës së Zotit”, u shit në maj të vitit 2022 në Londër për 9.3 milionë dollarë.

Një pjesë e të ardhurave nga ankandi do të shkojnë për programin UNICAS, të drejtuar nga Spitali i Fëmijëve Sant Joan de Déu në Barcelonë me mbështetjen e Fondacionit Leo Messi, për nevojat e fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rralla.

Lini një Përgjigje