“Një polic të cilin shokët nuk e dëgjojnë”, nota e Asllanit në ndeshjen me Benfican

30 Nëntor 2023, 11:20Sport TEMA
“Një polic të cilin shokët nuk e dëgjojnë”,

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj Benficas.

Një ndeshje që rezultoi e komplikuar për zikaltërit të cilët pësuan tre gola në pjesën e parë dhe vetëm falë një reagimi të madh në fraksionin e dytë, ia dolën të shmangnin humbjen.

Vështirësive në fushë nuk i shpëtoi as Asllani i cili ashtu si pjesa tjetër e skuadrës vuajti presionin e portugezëve. Në notat pas ndeshjes të vendosura nga Eurosport, theksohej se 21-vjeçari u pa në vështirësi ndërsa u vlerësua me notën pesë.

“Shumë sipërfaqësor, humb topin në golin e dytë të Benficas. Kërkoi të jetë “polici” i mesfushës, por shokët e skuadrës nuk e dëgjojnë. Në pjesën e dytë përmirësohet”, shkruhej në përshkrimin e Eurosport për paraqitjen e Asllanit.

8 Komente

  1. X
    Xha

    Mos! Erdhi në realitetin e cilësisë së futbollit, dhe tani çdo gjë është ndryshe

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Eshte i ri dhe po meson akoma. Ne pjesen e dyte ishte perfekt..!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eri

        21 vjeç nuk eshte dhe aq i ri. Tek Sofascore kishte noten me te ulet nder shoket e vete.

        Përgjigjjuni
      2. t
        tifoz

        Futbolli kerkon te jesh "bulldog"...te ndjekesh topin per ta rizoteruar. Asllani vraponte si rakitik. Nuk mbronte me objektivin per te rimarre zoterimin e topit, por vetem per tu dukur se mbron. Si i tille nuk i bente fare frike kundershtarit dhe lejonte vehten ta kalonin fare lehtesisht...Pervec topit qe i dha Di-Marcos minuten e fundit, nuk beri asnje gje per te lene gjurme. Shume shume pak pasime vertikale

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Une pashe te Asllani lindjen e nje regjizori te madh.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rregjizori

            Edhe une pothuajse te njejte pash o Astrit lindjen dhe vdekjen e nje regjizori te madh qe kurre nuk jetoi ,se kishte lindur i vdekur!Na hapet barkun me te tille talente te papare ndonjehere.

            Përgjigjjuni
          2. m
            mirel

            Luan mire por aty ketu ben ndonje gafe dhe ekipi ndeshkohet rende.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjergji

              Po e fryjnë shumë këtë djalë... Nuk më ha buza kulaç për të.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje