Kristjan Asllani ka vendosur që të mos largohet nga Italia, pavarësisht ofertave shumë të rëndësishme që ka marrë kohët e fundit. Sipas “Tiuttosport”, kjo ka sjellë në një tjetër refuzim të një oferte të rëndësishme që ka ardhur në adresë të mesfushorit.
Klubi i Beshiktash ishte shumë i interesuar për të afruar Asllanin gjatë merkatos së janarit, teksa kishte bërë gati një ofertë të rëndësishme ekonomike për të si dhe për Interin që zotëron kartonin e tij pasi ai të kthehet nga huazimi nga Torino. Por duket se edhe kjo ofertë nuk është marrë në konsideratë nga futbollisti shqiptar i cili sipas gazetës së njohur italiane e ka refuzuar atë.
Të njëjtat burime theksojnë se tashmë Asllani i ka ngulur sytë Bolonjës, një klubi që e kishte kërkuar që në verë dhe po pret që kjo e fundit të bëjë hapin e radhës për të siguruar një akord me Interin për të. Trajneri Vinçenco Italiano raportohet se është një admirues i futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe ai do të kishte hapësira të rëndësishme në radhët e kësaj skuadre.
Ju vetem Mashtroni.Kete nuk e do asnje,ju beni sikur gjithe Bota kerkon Assslllannin.Idioter Gazetare leshi;Tek Torino erdhi per nje Vit,e hoqen vetem mbas 3 muajsh se e pane cfare beri:Ne 3 muaj,Zero gola,Zero Asiste.Ishte fjala per Genoven por ato thane jo.U interesuan skuadra qe po luftojne psr Mbijetese si Girona ne Spanje,apo PS G Paris ne France.Per cfare na hapni Barkun Idioter,ky i ngeli ne dere Interit tani,ju thoni e kerkon gjithe Bota.
Merre me qetësi o landi. Pse je inatosur kaq shumë?!
Ke sh te drejte.
Ishte apo jo mire Torino qe kur largoi Asllanin vetem humbje po bene e fundit 6-0.
Bologna e kerkoi gjate veres dhe Asllani e refuzoi, zgjodhi Torinon.
Kjo eshte e vertete por faji eshte i Asllanit. Me Bolonjen do ishte shume mire. Shpresoj te arrije formen e tij optimale dhe te kete guxim dhe force ne nderhyrjet e tij pasi ne shume ndeshje leviz si gur shahu dhe ka frike te marre inisiativen qofte dhe me gjuajtje sic ka bere gjjthmone. Duhet te jete mesfushor sulmues dhe jo mesfushor mbrojtes sic ka bere tek Interi.
Landi je komshi me famljen e Krstian Asllanit ? Apo babai i ti ju ka ndonjë borxh ? Mos e merr kaq rrëmbyer o Landi.
Landi me te vertet je emocional por ke te drejte. E kam ndjekur Asllanin me kersheri qe kur luante te Empoli dhe beri hapin e madh te Interi. Por me vjen keq sepse ka zhgenjyer. Nuk eshte lojtar qe nuk ka talent por fatkeqsisht nuk di te lexoje skemat taktike. Nuk di ta vendose veten ne pozicione ku mund te behet faktor. Rri shume i terhequr prapa nderkohe qe ka shune pak aftesi mbrojtese. Kthen topa prapa duke ngadalesuar ritmin e sulmit te skuadres se tij, nderkohe qe nga ai pritet vertikalizim me fantazi. Shpresoj shume qe ti dale nje ekip qe ti jape hapsira por po vazhdoi te njejtin stil loje shune shpejt do e shikoni ne ekipe te dores se dyte ne kategori te uleta. Refuzimet qe po u ben ekipeve nuk eshte se po e ndihmojne.