Po afron finalja me Poloninë: Mbrojtja e Shqipërisë në alarm, Gjimshiti dhe Ismajli lënë fushën para kohe

25 Janar 2026, 17:16Sport TEMA
Po afron finalja me Poloninë: Mbrojtja e Shqipërisë në

Forma e lojtarëve të Shqipërisë ndryshon frikshëm brenda pak javësh. Nëse pak ditë më parë do ta kërkonim ndeshjen me Poloninë “nesër”, duke parë super formën e lojtarëve shqiptarë, tani situata ka ndryshuar.

Jo vetëm rënie forme, por edhe dëmtime në kampin kuqezi. Nedim Bajrami dhe Medon Berisha po bëjnë një kohë të gjatë që kanë munguar për shkak dëmtimesh, ndërsa edhe mbrojtja ka pak shqetësime aktualisht.

Ardian Ismajli është dëmtuar dhe ka lënë ndeshjen pa përfunduar minuta e 25 ndaj Comos. Ende nuk dihet gjendja e tij, por mbrojtësi shqiptar ishte edhe pak me fat në këtë rast pasi nuk ishte protagonist i atij turpërimi të Torinos, jo pak, por 6-0. Nga krahu tjetër Berat Gjimshiti e nisi si titullar dhe nuk ka dalë nga fusha në pjesën e dytë kundër Parmës.

Mbrojtësi shqiptar vinte nga një dëmtim dhe nuk dihet ende nëse ka ndierë sërish shqetësime apo trajneri Palladino e ka lënë pushim pasi ka parë një ndeshje të mbyllur kundër Parmës në shtëpi pasi pjesa e parë ishte në shifrat 2-0.

2 Komente

  1. K
    Kaq eshte e mjaftueshme.

    Po na cate carin, do te qetesoheni pas ndeshjes me Polonine sikur edhe 10 Gjimshite te luajne. Pjesmarrja ne "Play off" me Polonine eshte nje fitore e madhe per Kombetaren shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Jam dakort me ty por gjithone kam thene qe jane keta gazetare qe "ja bejne gjemen"kombetares me titujt "bombastik".Hiqni dore nga budallalleqet gazetareske vetem e vetem per klikime.Mos e fryni kombetaren dhe mos mbillni "zi" sikur c'ka ndodhur. Te gjithe lojtaret do jene ne gjendjen optimale dhe i urojne fitore edhe pse eshte ndeshje shume delikate dhe jashte fushe por ekipi yne ka treguar force edhe jashte fushes se tij.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje