Interi u rikthye në mënyrë spektakolare pas disavantazhit prej dy golash për të marrë një fitore 6-2 ndaj Pizës, duke siguruar fitoren e nëntë në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit (1 barazim) dhe duke u shkëputur gjashtë pikë në krye të Serisë A, me Milanin që ka një ndeshje më pak.
Kuqezinjtë mund ta ngushtojë diferencën në tre pikë nëse fitojnë ndaj Romës të dielën. Ndërkohë, Pisa ndodhet tashmë në fund të tabelës, pasi zgjati serinë pa fitore në kampionat në 11 ndeshje (5 barazime, 6 humbje).
Ylli i mbrëmjes për zikaltrit ishte Dimarko, i hedhur në fushë në minutën e 34-t, duke ndryshuar totalisht rrjedhën e lojës, falë dy asisteve dhe golit të shënuar.
E vërrtetë,sa hyri Dimarko bëri ndryshimin e lojës në çdo aspekt. Nuk di si mund të mbahet në stol ky lojtar,!? Nejse,kështu ndodh gjithmonë tek trajnerët 'kokoroça' që iu rritet mendja dhe bëhen prepotent ndaj lojtarëve me persinalitet që ndonjëherë 'kundërshtojnë' trajnerin.
Une me interin jam por interi vetem te rrafi pisen me shok di .se kur vjen puna per ekipe futbolli tamam me emer eshte shum i dobet ineksistent.