Është shuar në moshën 73-vjeçare, një prej figurave të shquara të basketbollit shqiptar, Spiro (Pirro) Koleka.
Një emër që la gjurmë të pashlyeshme si pjesë e “brezit magjik” të 17 Nëntorit (sot KS Tirana) në vitet ’70 dhe që më pas e çoi dijen, pasionin dhe përvojën e tij edhe në arenën ndërkombëtare, si trajner në kampionatin italian, duke drejtuar me sukses skuadrën e famshme Victoria Libertas Pesaro.
Kontributi i tij në sport, profesionalizmi dhe dashuria për basketbollin do të mbeten gjithmonë një frymëzim për brezat e rinj.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh) ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta, në moshën 73-vjeçare, të një prej figurave të shquara të basketbollit shqiptar, Spiro (Pirro) Koleka.
Sipas KOKSh-it, kontributi i tij në sport, profesionalizmi dhe dashuria e palëkundur për basketbollin do të mbeten një frymëzim i qëndrueshëm për brezat e rinj të sportistëve shqiptarë.
TemA
U prehte ne paqe, sportist i madh e njeri i mire. Kujtime te bukura nga vizitat ne Shkoder.
Pirro , figurë vërtetë e famshme e viteve 70, 80. Sportist I suksesshëm, burrë I pashëm, njeri I shoqërisë dhe miqësisë. Biseda me të ishte kënaqësi. Lamtumirë Pirro Koleka ! U prehsh në paqe ! Ke lënë emër të mirë do kujtohesh gjatë ndër ata që të kanë njohur.