Europa “luan me top” kundër Trump: “Botërori 2026”, si “armë” politike në përplasjet me SHBA

23 Janar 2026, 14:25Sport TEMA
Europa “luan me top” kundër Trump: “Botërori

Është sporti më i ndjekur në botë dhe si i tillë mund të përdoret si “armë” politike dhe diplomatike. Në një klimë të tensionuar mes SHBA dhe Europës, kjo e fundit mund të përdorë “Botërorin 2026” si levë për të spostuar krahun në peshoren e forcave.

Ideja që ka marrë zë në ditët e fundit në mediat më të mëdha europiane është e thjeshtë.

Në korridoret politike të vendeve më me influencë në kontinentin e vjetër, në të njëjtën kohë gjigandë të futbollit botëror si Gjermani, Angli, Francë, Spanjë apo edhe Holandë po flitet edhe publikisht për të bojkotuar finalet e “Botërorit 2026” që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Kjo lëvizje drastike do të shërbente si një kundërgoditje dhe presion në drejtim të presidentit Donald Trump, në lidhje me çështjet e nxehta të gjeopolitikës si Groenlanda apo tarifat ekonimike.

Mes personazheve që I kanë dhënë zë këtij opsioni është edhe Piers Morgan, gazetari britanik dhe mik personal i presidentit Trump. “Ndoshta Anglia, Franca, Spanja, Gjermania, Portugalia, Holanda, Norvegjia dhe Italia duhet të pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës ndërsa vazhdojnë negociatat me Presidentin Trump? Tërheqja e 8 nga 10 favoritët mund të ngjallë interes”, lexohet në postimin e Piers Morgan në rrjetet e tij sociale.

Më parë edhe njerëz të futbollit e kishin preekur këtë temë, ndërsa sipas mediave ndërkombëtare, që citojnë burime pranë FIFA, kjo e fundit nuk është aspak e qetë.

Një “Botëror” pa emrat e mëdhenj të futbollit do të ishte një goditje e madhe për imazhin e SHBA si organizatore, por edhe një katastrofë financiare.

5 Komente

  1. s
    sali

    Europa ka mbaruar,Nuk e kupton ku ka rene ,shtete ne degradim dhe ne Arabizim.Le mos vene do veje shqiperija

    Përgjigjjuni
    1. k
      katundari

      Nqs ndodh, atehere te gjitha shtetet qe do te marrin kete veprim USA duhet tu vendos tarife 200$ per life, le te bashkohen me Kinen se do tu behet me mire , do te shohin anen tjeter te monedhes….Sic duket qenka mbledhur keshilli i monarkive , jane ne kor kudo…

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        katnari katundar ngelet. Europa dhe Anglia do bejne mire ta bojkotojne boterorinsi shenje mosdakortesie me sjelljet prej spiuni rus te Trump.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ashtu de

          Drejt!

          Përgjigjjuni
      2. A
        Artan

        Koqja, thote Partizani i ushqyer nga pushteti dhe pastaj thote legjenda Fagu. Partizani ishte Partizan pikerisht se kishte legjenda si Fagu e Çaçi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje