TemA
Mirënjohja është një nga vyrtytet më të çmuara në ditët e sotme, jo vetëm sepse është një vlerë njerëzore "në zhdukje", por edhe ata njerëz që e mbartin, po pakësohen dita-ditës...
Një prej lajmeve të pasdites së djeshme ishte fakti që qeveria shqiptare më në fund kaloi në formë qeraje në favor të Klubit të futbollit Partizani një territor që ka qënë pjesë e një reparti ushtarak në vitet e sitemit socialist. Realisht ky është një borxh i madh dhe i vonuar që qeveria e Shqipërisë i ka një prej klubeve emblemë të futbollit tonë.
Tashmë dihet mirë se si, ambjentet e këtij klubi në rrugën "Frosina Plaku", u tjetërsuan në një "pyll" ndërtimesh, me një histori problematike sa i përket mënyrës se si u shndërruan fushat dhe ambjentet e një klubi në pallate e kulla, por në të njëjtën kohë kjo ishte edhe thuajse zhdukja e Klubit Partizani.
Ky i fundit filloi "të endej si çifuti në shkretëtirë" jo vetëm për të mbajtur gjallë një emblemë dhe një logo, por edhe një histori të tërë, që rrezikonte të fshihej me kalimin e viteve. Pikërisht në këto momente egzistenciale për Klubin e kuq, biznesmeni i njohur Gazment Demi vendos të blejë "sa frengu pulën" vetëm një logo... As fushë stërvitore, asnjë dhomë ku të zhvishej ndonjë lojtar, asnjë stadium ku të luante futboll ekipi që militonte në kategoritë më të ulta të futbollit, thjesht kodrat e liqenit për vrap (jo në orar "piku") dhe ndonjë fushë tek- tuk, kur Federata e futbollit bëhej zemërgjerë dhe hapte ndonjë stadium të luante Partizani.
Nuk mund ta mohoj askush historinë e klubit, trofetë (që në fakt ishin zhdukur fizikisht) por në atë kohë, invenstimi në futbollin shqiptar quhej "çmenduri"...
Partizani kishte nevojë të ringrihej, të investohej nga A-ja deri tek Zh-ja, të krijohej një ekip konkurues, të rihapej Akademia dhe të bëhej funksionale, të kishte një fushë ku të stërvitej, një fushë ku të ushtronte aktivitetin e vet... Kishte nevojë për një "SHTEPI"...
Nga daljet e rralla publike të Presidentit Demi, premtimi që i bënte tifozëve të kuq, por edhe opinionit sportiv ishte: "Partizani do rikthehet aty ku i takon dhe titulli im do jetë një Kompleks modern për klubin. ku të edukohen brezat dhe të luhet futboll..."
Në fakt, sot pas 14 vitesh të drejtimit të Gaz Demit, klubi i kuq ka, jo vetëm një stadium të vetin, një strukturë hoteliere moderne, restorantin e klubit, televizionin e vetëm të llojit të vet, "Partizani Channel", palestrën e forcës, por edhe një Akademi model, fituese në fushë dhe kontributore e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar. Madje jo vetëm kaq, por edhe dy ekipe vajzash Partizanin U17 dhe Partizanin e vajzave të rritura. Gjithçka falë një investimi privat, 100% nga i njëjti "xhep", as Qeveri e as Bashki.
Mbi rënojat e reparteve ushtarake që i kishin mbetur vetëm rënojat, sot është ndërtuar një kompleks modern dhe një stadium që do të mirëpresë edhe Evropianin e moshave U 21 në vitin 2027. Ndonëse futbolli është një aktivitet sportiv, një e mirë publike, në rastin konkret shteti ka dhënë me qera tokën, për të zhvilluar e ndërtuar mbi të, një biznes që në vendin tonë nuk është kurrë fitimprurës, përkundrazi...
E për tu rikthyer tek lajmi i pasdites së djeshme, rreth 14-15 ekipe futbolli të këtij klubi, luanin dhe stërviteshin në një fushë të vetme. Nevoja për të patur të paktën 2 fusha të tjera mbështetëse, ishte "ulëritëse" për klubin dhe pas një kalvari të gjatë vuajtjesh e premtimesh, proçedurash të tejzgjatura dhe të të firmosurit në "kohë të vështira", më në fund vjen lajmi i madh: Partizani mund të ndërtoj...! JO pallate, as parqe orbitalë, as kulla, por fusha futbolli.
Përsëri nga i njëjti xhep, i njëjti njeri... G. Demi! Por, mirënjohja është vyrtyt në zhdukje dhe mediat online vrapuan të lidhnin vendimin e vonuar të Qeverisë me favorizimin që po i bëhej Partizanit. Përse vallë?!?! Edhe futbolli duhet të politizohet deri në këtë pikë?! Nuk na mjafton që ka edhe biznesmenë të tillë që shyqyr kujtohen për sportin, për futbollin?! Apo se përveç futbollit, aty hapen vende të reja pune? Çdo gjë ka një kufi...
Që nga viti 1980, Partizani ka fituar 5 tituj kampionë, dhe dy prej tyre i ka në epokën që u investua edhe për të ndërtuar një "Shtëpi" (Arenën e Demave), prandaj në vend sa të turreni në disa tituj për klikime, më mirë t'i hiqni "kapelen" Gaz Demit...
Me cfare te ardhurash e mbushi xhepin ky Gazi Tosit?
Business
Gaz Demi fenomen i kesaj kohe. Me rezulton, tek ky njeri, ajo qe thoshte Napolon Bonoparti Se: "Burri duhet ta kete zemren ne koke!!!!!" , pra ti flase zemra dhe jo buzet kot me kot, pa thene asgje me zemer e mend dhe xhepi siç shohim rendom sot tek bisnesmene te tjere e deri tek burrat e shtetit. Mirnjohje Gaz Demi per ate qe ke bere per legjenden "Partizani". Ty pra te flet zemra qe ke ne koke dhe jo buzet dhe xhepi. Ke marre dy tituj dhe nje superkup ne keto vite te tuat. "Partizani" eshte legjende. Eshte e vetmja skuader shqiptare qe ka bilanc pozitiv me tere skuadrat e vendit tone qe eshte ndeshur. Eshte e vetmja skuader me nje titull ballkanik ne vitin 1971. Eshte e vetmja skuader me dy medalje argjendi nje ne vitin 1958 ne Lajpcig te Gjermanise dhe nje ne ne Hanoi te Vietnamit ne vitin 1963. Mirnjohja vyrtyt i madh per njeriun. Ti je i tille Gazmend Demi. Shih cfare shkruan Driteroi i madh per mosmirnjohesit: E mbajta ne krah gjithe diten/ dhe zemres i thashe, mbahu/ te nesermen kur ne fshat mberijtem/ u tha gjithe njerezve. me rrahu !!! Te jam mirenjohes. Sa deshire do kisha te te takoja, se bemat e "Partizanit" nuk kane te mbaruar me simbolin Panajot Pano etj.
Do turren shpellaket e Sheqeres tani
fatjon baze mos i mbrooo,,,,
Shqiperi te kam dhj..è ste kuptova asnjehere.Ky robi ka bere nje investim model.Nuk e kuptoj ku qendron urejtja e komentuesve ndaj ktij investimi.!? Rini ne kafe gjith diten,kruani bolet dhe meqe keni nje "arme" ne xhep e nxirni e villni vrer pa kuptim.
Lol. Koment i drejte. Shume dakort.
Jane palacot e bagtise vicidolit
Ne vilajetin ku jetojme, eshte normale, qe sulltani ti dhuroje pasuri kombetare, cdo biznesmeni, sic i do bytha atij.C`duhet te thone klubet e tjera? Ne kohen e sulltanit komunist enver, Partizani ish nje klub i privilegjuar, me te gjitha gjerat nga ai sundim, prona, trajtime te vecanta, me futbolliste qe u merrrte ekipeve te tjera, aty dhe arbitrat.Por kjo pasuri e marre vendi dhe dhene dhurate nje klubi privat lidhet dhe me ate, qe tek partizani punon dhe i vllai i ajetollahur rami.
E ka marre me qera o trushpelare e cmirezi qe te ka mbetur mendja 35 vjet te shkuara. Gaz Demi nje biznesmen ka marre me qera nga shteti nje prone qe shtetit nuk i duhet dhe nuk ka mundesi ta zhvilloje tani per tani.
Vertet nuk e kuptoni ku rreh çekani i atyre qe vjellingjithe diten vrer, edhe per gjera te mira në sherbim te publikut, vecanerisht te rinisë?! Po e thjeshte fare mor te uruar! Ekipi i futbollit "Partizani" ka drejtor Olsi Ramen, vellanë e Edi Rames ? Si mo e harruat kete fakt kaq domethenes?! E ç't'ju them tjeter?
Gaz Muti ky super mashtrues, Ordiner, një ish shofer që shpërndante dru zjarri në kohë të Xhaxhit !
Gazi e meri me leket e hajdutosura nga Nano dhe se fundmi afroj dhe vellain e Rames dhe keshtu u be i mundur investimi per partizanin. Dhe tani Rama i fal dhe toka, reparte, etc. Prandaj ikin shqiptaret se aty eshte bere vetem per mafiozet si G. Demi.
GAz Demi mafioz? hahaha O ju hengert mortja ju o humbameno qe nuk qullosni dot asgje vete dhe vetem rrini e shpifni neper komente. Shqiptaret ikin pikerisht nga njerez si puna jote, cmirezinj e sherrxhinj qe jane humbameno dhe good for nothing qe ju duket sikur i rrisin vlerat vetes kur shpifin e shajne te tjeret qe punojne.
Shpellarët e shkatërruan Klubin "Partizani", mbasi i tmerron emri, që mban ky ekip i futbollit kombëtar. Tri fjalë i çmendin budallenjtë, që duan pushtet në tavolinë dhe këto fjalë janë: partizan, komunist dhe socialist. Nuk ka problem, që në drejtimin e idiotëve talibanistë qëndron një karikaturë komunisti, që i ka pronën e tij idiotët dhe nuk shkulet nga kolltuku deri në vdekje. Mirënjohje z Gaz Demi për kontributin ringritjes së infrastrukturës dhe mbajtjen e Klubit të Futbollit Kombëtar "Partizani"! Suksese!
Pasi prishi pa te drejte bazen e mbrojtjes civile ( e tjetersoj) edhe pse sapo ishte kryer investim me te, mori dhe godinat e insitutit te gjeografise ushtarake. Ky eshte oligark. Pse sja bleu token nje privati por shkoj e mori token e shtetit?!
Po për klubin Dinamo, që ky haleja sali e tjetërsoi dhe kydhjeramani Edi Rama e bëri zyra të kombëtares, a do të kujtohet njeri?
Begasi Bravo Gaz Demi per investimet qe keni bere. Lartesoje akoma me lart kete klub Legjendar. Tek ky klub jane gdhendur emrat e medhenje te futbollit shqiptar qe kane bere epok ne ate sistem te kaluar. Perjetesisht ketyre , si Bert Jashari, Lin Shllaku, Panajot Pano, Safet Berisha, Agim Janku, Sabah Bizi, Ilir Lame, Perlat Musta, Muc Fagu, Kastriot Hysi etj......etj..... te cilet na kane dhene emocione te mrekullueshme. Coje me lart kete Klub President Gazi dhe te mbushen edhe sot stadiumet me sportdashes si dikur, te cilet ne tifozat me zemer shkonim ne Stadium Dy ore para se te fillonte ndeshja.