Në verë e refuzoi për 300 mijë euro, tani Asllani sheh shpëtimin e karrierës te klubi i njohur italian

21 Janar 2026, 22:05Sport TEMA
Në verë e refuzoi për 300 mijë euro, tani Asllani sheh

Kristjan Asllani vazhdon të kërkojë një klub për vijimin e karrierës pasi tashmë etapa e tij te Torino cilësohet e mbyllur. Ai ka refuzuar në fakt disa oferta, pasi nuk bindet nga propozimet e klubeve si Parma, Sasuolo, Kaljari, Zhirona apo Paris FC.

Refuzime që ia kanë bërë të vështirë Interit t’i gjejë një sistemim mesfushorit i cili insiston që të mbetet pjesë e një skuadre në Serinë A. Në këtë moment, në horizont është shfaqur një variant të cilin vetëm pak muaj më parë Asllani e refuzoi për çështje parash, por që tashmë mund t’i shpëtojë karrierën.

Mesfushori në verë refuzoi mundësinë që të transferohej te Bolonja duke zgjedhur Torinon. Shkak ishte rroga që i ofronte Bolonja, rreth 300 mijë euro më e ulët se sa pretendonte mesfushori i Kombëtares shqiptare. Por tani, transferimi te Bolonja duket si “luks” për Asllanin dhe interesimi i ekipi të drejtuar nga Vinçenco Italiano, e bën këtë si variantin më të mirë të mundshëm.

Largimi i dy mesfushorëve nga radhët e Bolonjës gjatë janarit hap mundësi të mira aktivizimi për Asllanin dhe nga Italia raportohet se ai po e sheh me prioritet mundësinë për t’iu bashkuar atij, duke kaluar këtë radhë në plan të dytë aspektin ekonomik.

 

2 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Zgjodhi Torinon para Bolonjes vetem per ca para me shume, megjithese Bolonja ka shume me shume eksperience ne rritjen e talenteve.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sander

      ky pak nga pak torino do perfundoj te tirona

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje