Kristjan Asllani vazhdon të lidhet ngushtë në Turqi me një transferim te Beshiktashi. Mesfushori i Kombëtares tregohet si dëshirë e stafit teknik, ndërsa nga burime jozyrtare janë publikuar së fundmi disa detaje sa u përket shifrave.
Fillimisht tregohet se paga mund të shkojë deri në 1.2 milionë euro, për pjesën e mbetur të sezonit. Vetë Interi do të përfitonte 1 milion euro nga ky huazim.
Drejtuesit e Beshiktashit ndërkohë kërkojnë që të ulin sa më tepër opsionin e blerjes së kartonit. Aktualisht përflitet për 10 deri në 12 milionë euro. Po ashtu në fund mbetet për t’u vendosur, kalendari për kryerjen e pagesave.
Një tjetër klub mjaft i interesuar për Asllanin mbetet edhe Paris FC. Këto të fundit mund të surprizojnë edhe me një blerje direkte, pikërisht në ditët e fundit të merkatos.
Huazimi te Torino ndërkohë rezultoi një dështim. Asllani i ka ndjekur dy ndeshjet e fundit nga tribuna, duke e kthyer në një situatë të paprecedentë për të.
Po cfare Beshiktashi do marre kete Plesht?Beshiktashi nuk mbajti Mucin,do marri kete qe vetem di te Pasoje mbrapsh tek Portieri.Ky nuk divte beje nje Driblim,nuk ka Fizik per dyluftime,gjuajtjet i ka per ne Hene,as Torino nuk e mbajti as 3 muaj se e pa cfare Lesh Lojtari eshte.Por kur tha nje here in Modhi Duka:Asllani me duket si Modrici.Hajde Karna Hajde,ky eshte pa ekip tani se as Genova nuk e donte.Boni floket me Llak Asllano,boni dhe me une o Lojtar i Madh.
Po keta kemi o Kolke. Ky shenoi me Andoren apo nuk quhen keto gola. Kampionati italian eshte I veshtire per kedo sepse nuk ka rendesi si luan por si te mos pesosh me nje fjale cinik. Aty po nuk dhe kontribut ne mbrojtje je I pavlere,kjo eshte deViza e ketij kampionati. Pse nuk jane gjendje te kualifikohen sepse nuk kane me talente dhe si te thuash luftojne per boterorin si ne jo vetem Asllani por shume te tjere me nivel me te larte deshtojne sepse pragmatizmi dhe jo cilesia jane kryesoret.
Ben mire te shkoje ne Turqi. Eshte vend i mire dhe i duan shqiptaret por duhet te tregoje veten dhe te luaj mire. Ne Turqi nuk ka racizem si ne Itali por po nuk justifikove veten edhe atje ne stol perfundon se nuk i dihet se cfare trajneri te qellon…
O Koli qaj hallin Asllanit ai ēshtē miljoner e ti thua se je ekspert futbolli. Ekipi turk qē do ta blej e do ti japi 1.2 Euro jan budallenj e ti je zheni. E pa besushme çfar thon, nē vēnd qē tē thon suksese dhe sa mē shum fat vetēm shajn. E pa besushme çfar njerzish.