Sfida mes Goztepes dhe Rizesporit në Superligën turke pa dy futbollistë të Shqipërisë, që të festonin gola personalë. Fillimisht Qazim Laçi për Rizespor dhe më pas Arda Kurtulan në favor të Goztepe. E gjitha në harkun kohor të tre minutave.
Laçi mori përsipër penalltinë në minutën e 60-të. Një nga të paprekshmit e Kombëtares nuk gaboi, duke vendosur baraspeshën.
Reagimi nga vendësit e Goztepes erdhi menjëherë. Vetëm tre minuta më vonë ishte Kurtulan, që riktheu ekipin e tij në avantazh. Me një goditje në kufi të zonës, pas një aksioni model, Kurtulan mposhti portierin e Rizespor.
23-vjeçari po aktivizohet si mesfushor, edhe pse po ashtu ka bërë mjaft mirë mbrojtësin dhe sulmuesin e krahut të djathtë. Kurtulan asnjëherë nuk është grumbulluar nga Silvinjo deri tani, ndërsa në Turqi është përfolur mundësia që të ndryshojë përfaqësuese.
Lini një Përgjigje