Në 19 janar të 2010 futbolli shqiptar u trishtua për ndarjen nga jeta të një legjende të tij sic ishte Panajot Pano, simboli i Partizanit dhe një emrave më të shkëlqyer të kombëtares shqiptare.
Sot mbushen plot 16 vjet nga humbja e kësaj figure të njohur që e ka gdhendur fort emrin e tij në librin e historisë së futbollit shqiptar dhe klubi i Partizanit ka dashur ta përkujtojë këtë legjendë të tij dhe të të gjithë futbollit shqiptar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale
‘Sot mbushen 16 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA-shkruhet në postimin e Partizanit që më pas përshkroi edhe karrierën 18 vjeçare të kësaj legjende të futbollit tonë
Panajot Pano në karrierën e tij ka zhvilluar 210 ndeshje me Partizanin duke shënuar 136 gola dhe duke fituar 4 tituj kampionë dhe 5 Kupa të Shqipërisë, ndërsa me Kombëtaren shqiptare ka zhvilluar 24 ndeshje me 4 gola të shënuar. Në karrierën e tij Panajot Pano është nderuar me shume çmime individualë si ‘Mjeshtër i Merituar i Sportit’, ‘Lojtari i Shekullit’ i akorduar nga UEFA/FIFA si dhe ‘Nderi i Kombit’
‘Figura e Panajot Panos vazhdon të kujtohet gjatë sidomos për golat e paharruar të cilët mbeten të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve e sportdashësve, dhe kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar. Kujtimi dhe emri i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozërisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar’-mbyllet postimi përkujtimor i Partizanit për këtë emër të madh të futbollit të vendit tonë që nuk do të harrohet kurrë.
View this post on Instagram
NDERIM LEGJENDËS -Panajot Panos- Ti nuk ishe Verd e as Moxart, po njëri prej nesh, o zemërflori, ti shkrove simfoninë e futbollit art dhe në terrnajë na fale veç liri… Si shkove kështu, Pano kaq larg? Kanadaja për ty nuk kish vend, këtu ku ngrihesh si mal i lartë, këtu përjetë, si monument. Ike vetëtimë, i ri, aq papritur, kjo nuk është e drejtë, o njeri. Ç’ botë e pabesë, e panginjur, kur shpesh mban gjakës në gji! Fundja s’ mund të ikje në vendin tënd në shqipen tënde nuk mund të ikje, në Kanadanë e largët s’ kishte vend për legjenda si ty ka veç pritje. Ti ishe gjeneral pa ofiqe, grada, ndaj do vije në vendin e bekuar. Gjeneralët priten veç me parada dhe me fanfara e lule në duar. Na pikëllove me të fundit akt në qoshe të futbollit të donim. Ç’ ishte ai çast tragjik me atak dhe sytë na rridhnin e pikonin! S’ do të shohim më, simbol i ndritshëm, s’ do të jesh më fizikisht me ne, ti, si një yll i papërsëritshëm, me acar në zemër, pse na le?! Kur të kundroja isha një çunak, në Shkollën e artë “Skënderbej”, mrekullisht zemra më merrte flakë, vrullonte gjaku hovshëm nëpër dej. Ç’ zemërdritë, sa shumë na deshe, flisje edhe me gurët e udhës, të gjithëve na dhuroje buzëqeshje flatrime horizontesh mbi kalin e muzës! S’ le asnjë stadium pa tronditur, luftoje duke ngritur përmendore, atdheun e bëre më të ndritur, futbollin-kryvepër madhështore. Ç’ nuk u tha për ty e ç’ nuk u shkrua, “mbret i futbollit”, gjeni, legjendë… Nuk e di, o mjeshtër, por për mua, je porsi gjak që na gurron në venë. Kur buçiste stadiumi për ty kur mposhte Shulcin gjerman! Vullkani ndizej në zemra e sy se ti ishe një zemërluan. Kanë kaluar vite, emri s’ u harrua se zemrën na i ndriçove në liri, akoma flasim për çuditë e tua, s’ është gjetur ende një si ty. Nëpër maja, si shqiponjë gjithmonë, për ty vallë kush nuk do ketë mall. Unë e di mirë, në vendin tonë, në zemra je skalitur piedestal! Ti ishe një Tomor e një Korab që nuk ka Vjosë e Drin ta mbytë, ti ike, po emrin tënd e kemi prapë sepse të deshëm si të dy sytë. Tani fli i qetë, shumë je lodhur për të na falur gëzim, lumturi. Një jetë shpirtin na ke hovur dhe atje ku ndodhesh, në shenjtëri. Legjendat pas lënë legjenda siç le një Ledio të paepur, hyn e del fushave të blerta zemra e legjendës s’ paska vdekur. Ti nuk ishe Verd e as Moxart, po njëri prej nesh, o zemërflori, ti shkrove simfoninë e futbollit art dhe në terrnajë na fale liri!…
RESPEKTE BOHOTINA ! Na dhe edhe ti nje kenaqesi, per te madhin e te pa harruarin P. Pano. Gjithashtu eshte kenaqesi kur lexon komentet e tua, ne problemet e perditeshme te vendit.
Panojot Pano futbolisti me i madh shqiptar i shekullit 20. I perjetshem qofte kujtimi i tije.
Flm KATUNARI, qe vetem katunar nuk dukesh, per shkak se e ke zemren ne koke dhe jo ne xhep e ne buze si shume syresh sot...