Gjermania po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës 2026 si një mjet i fundit presioni në rast se Shtetet e Bashkuara do të aneksonin Groenlandën.
Sipas Jürgen Hardt, përfaqësues i bllokut CDU/CSU dhe zëdhënës për politikën e jashtme i Partisë Kristian Demokrate (CDU), një bojkot i tillë do të shërbente si një levë politike ndaj Presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e Groenlandës.
Në deklarata për gazetën gjermane Bild, Hardt ngriti mundësinë që Gjermania të mos marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ai theksoi se një vendim i tillë do të merrej vetëm si zgjidhje e fundit.
“Braktisja e turneut do të konsiderohej vetëm si masa e fundit, në mënyrë që Trump të kuptojë rëndësinë e çështjes së Groenlandës. Presidenti amerikan e ka bërë të qartë se sa shumë rëndësi ka Kupa e Botës për të”, u shpreh Hardt.
Në të njëjtën kohë, Berlini shpreson që çështja të zgjidhet përmes kanaleve diplomatike brenda NATO-s, pa përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
Nga ana tjetër, Ministrja gjermane e Sportit, Christiane Schenderlein, gjithashtu nga CDU, nuk e mbështeti drejtpërdrejt idenë e bojkotit. Ajo deklaroi se një vendim i tillë i takon Shoqatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe FIFA-s.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në 16 qytete të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës. Gjermania është kualifikuar tashmë për turneun.
Mooosss,kete rradh qe pritej fitimi i kupes se botes nga birazeret e Erdogan,shkon ters......!!!??
birazeret nuk skojne ne amerike por do zene birat e fisit tend dhe ja ku na del dhe shpjegimi i fjales se paster shqipe birazer
moss , nuk dola do ta zeri gjumi trampin
Bravo Gjermania,Evropa duhet te shkeputet nga amerika dhe lufterat e saj , duhet te shikoje interesat e saj,usa nje shtet terrorist qe rremben presidentet e shteteve te tjera
Avash ore xhambazi , ishte America qe shpetoji Europen ne luhten e pare dhe te dyte, NATO u krijua per te mbrojtur ate, Europa ka gjeneruar urrejtje dhe luftra, ne saje te USA eshte arritur ky nivel jetese dhe ekonomik ne Europe dhe si shperblim dhe veltjes nga mireqenia Europa filloji si gjithmone veteshkaterrimin me politiken e emigracionit, shkaterrimit familjes me LGBT, dhe krijimin e nje rendi te “ri” boteror qe eshte i njenjte me nazizmin dhe komunizmin, dhe ardhja e Trump ne pushtet ne eshte rastesi, boll punoji America per boten tani te filloje te shohe popullin e vet, nqs Europa do te vazhdoje me mendesite e monarkive gezojeni dhe do te suprizoheni me shume ne te ardhmen, ndarja nga America do te jete lehtesim per USA………
Europa ka gjeneruar luftera? irak ,siri ,afganistan ,libi ,revolucioni portokalli ne ukraine ,iran ,venezuele ,dhe sa duhet te beje akoma amerika ne emer te deokracise apo te fitimit .Amerika te rije ne shtepine e saj dhe mos te pushtoje shtetet e tjera
O prokaramerikan ne luften e dyte boterore shpetoi nga Rusi Evropen por nuk cliroi gje koqe.