Interi dhe Napoli arrijnë fitore minimale në Serie A

17 Janar 2026, 19:58Sport TEMA
Interi dhe Napoli arrijnë fitore minimale në Serie A

Interi dhe Napoli kanë marrë nga një fitore në sfidat e sotme të javës në Serie A, duke triumfuar me shifrat minimale 1-0.

Interi fitoi në transfertë përballë Udinezes, falë golit të shënuar nga Martinez, ndërsa Napoli triumfoi në shtëpi kundër Sassuolos, me golin vendimtar të Lobotkës.

Pas këtyre fitoreve, Interi vijon të kryesojë kampionatin me 49 pikë, ndërsa Napoli renditet në vendin e tretë me 43 pikë.

Lini një Përgjigje