Përforcim në sulm, Partizani prezanton lojtarin belg

23 Janar 2026, 21:20Sport TEMA
Përforcim në sulm, Partizani prezanton lojtarin belg

Partizani ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit anësor belg, Sekou Sidibe. 24-vjeçari është prezantuar sot nga drejtori sportiv Agim Ibraimi, duke nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Sidibe është formuar si futbollist në akademinë e klubit holandez PSV Eindhoven dhe ka përfaqësuar Belgjikën në ekipet kombëtare të moshave nga U-15 deri në U-19.


Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur veshur edhe fanellën e Universitatea Craiova në Rumani, ndërsa së fundmi ishte pjesë e La Louvière në kampionatin belg. Marrëveshja e re me “Demat e Kuq” parashikon një bashkëpunim prej një viti e gjysmë.

2 Komente

  1. M
    Mireseerdhe

    Belg safi

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      Rregjistroheni tek xhamia e rruges se Kavajes dhe vishini pantallona trecerekeshe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje