Dy klube synojnë Kumbullën, Roma nuk bëhet problem

23 Janar 2026, 22:00Sport TEMA
Dy klube synojnë Kumbullën, Roma nuk bëhet problem

E ardhmja e Marash Kumbullës vazhdon të jetë e pasigurt. Mbrojtësi është pjesë e Mallorcas në La Liga, në huazim nga Roma.

Megjithatë, futbollisti i Kombëtares mund të ndryshojë ekip në merkaton e dimrit. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se Udinese dhe Espanyol, janë vënë në gjurmët e 26-vjeçarit.


Te Roma janë të hapur për një marrëveshje të re, po ashtu në formë huazimi, për të fituar më shumë minuta.

Kumbulla shkëlqeu sezonin e kaluar tek Espanyol në La Liga dhe skuadra spanjolle dëshiron ta rikthejë sërish, ndonëse verën e kaluar nuk e bleu kartonin e tij.

Në Itali thuhet se te Roma janë të hapur për një kalim të lojtarit edhe te Udinese në Itali. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare, për një lëvizje të mundshme.

Lini një Përgjigje