Pas shortit për Euro 2024 ku Shqipëria u shortua në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë foli trajneri i kombëtares Sylvinho, i cili theksoi se për kuqezinjtë do të jetë një sfidë e bukur ndërsa shtoi se Shqipëria do të ndeshet me kundërshtarë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione.
“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur", tha ai.
A folët me Spalettin për shortin?
“Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.
Armë plus që i njeh këto dy filozofi?
“E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.
Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur.
Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina?
"Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, u shpreh me shaka Sylvinho.
Dhe mund te arrihet ky objektiv nese luan vete Sylvinho ose te fusi ne fushe "plisat e Kosoves ,me O sa mir me ken shqiptar o hej o hej o hej!Hajd pra ju prift e mbara.
Plisat do jene lojtari i 12-te ne fushe. Nuk i dihet se edhe Maroku zuri vendin e trete ne boteror. Pastaj nuk ka me vende te vogla ne futboll.
Kompeticioni ?????!!!!! dhe Shkrimtaret e Meros! = Sa per futbollin, suksese Shqiperise, inshallah na nderojne, lol
Kompeticionet e kokloqeve të Temës që sdinë shqip. Robqira turq.
Fjala shqip wshte Gara....jo kompeticione
As gara as kompeticioni, te dyja jan fjale te huazuara nga italishtja dhe latinishtja. Fjala me e pershtatur ne Shqip sipas meje eshte ballafaqim. Gjithesesi mos te bejm si super atdhetar e gjuhetar sepse fjalet nga latinishtja perbejn reth 60% te fjalorit tone. Nuk eshte se te paret tane ishin superior ndaj latineve apo grekeve te lashte per nga kultura dhe gjuha, perkundrazi, mezi lan dy tre fjale te gdhendura ne gure e ne rrasa.
Ky eshte grupi me i mire, keshtu Shqiperise para se te kthehet ne shtepi i ipet mundesia te luaj kunder Italise dhe Spanjes