EURO2024/ Rivalët e ‘preferuar’ të Sokol Kushtës: Dua Spanjën dhe një derbi ballkanik

2 Dhjetor 2023, 14:10Sport TEMA
EURO2024/ Rivalët e ‘preferuar’ të Sokol Kushtës: Dua

Nuk e ka problem se çfarë ndodhi atëherë. Një duel Shqipëri-Serbi të sjell ndërmend skandalin e 2014-ës në Beograd, por gjithsesi një legjendë e Kombëtares si Sokol Kushta, nuk druhet të kërkojë një short të tillë.

Ish-ylli i Flamurtarit, që mbahet mend në Serbi për golin që i shënoi Partizanit të Beogradit në stadiumin e Ushtrisë Jugosllave, tregon për ABC-në preferencat e tij për goglat që do të tërhiqen sot në Hamburg për Euro 2014.

“Të jetë Greqia në grup, Sllovenia, Serbia dhe Spanja. Janë ekipe afërsisht te niveli jonë. Mund të jenë në momente të caktuara edhe më dobët. Shorti ndaj quhet short, nuk di cfarë të bie. Ne duhet të jemi të gatshëm të përballemi”

Gjithsesi, Kushta thekson se diçka tjetër është më e rëndësishme se shorti.

“Nëse në 2016 ne kaluam përmes gjyqeve, po të shihni gjithë eleminatoret tani ne kaluam përmes forcës, ekipit. Tregues është tifozeria, nuk gjeje bileta.”

3 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    A po shkojme ne Euro 2024 per te kaluar grupin dhe pastaj sa me larg? Une do te preferoja ne Vazon 1 Portugaline, me e mundshme per ti marre pike, pasi 2 here i kemi marre pike dhe ja 2 here e kemi falur ne fushe tone. Ne vazon 2 do doja Sllovakine dhe ne vazon 4 fituesen e plejofit ne grupin C. Nuk do te doje as Itali, as France, as Gjermani apo Hollande.

    1. S
      Sebastia

      Nga gjithe ekipet e vazos pare me i lehti per ne eshte ekipi Gjerman. Portugalia eshte super, ka pasur sulmin me te mire ne kto kualifikuese. Spanja as qe behet fjale se nuk na len te shohim topin e jo me te shpresojme per dicka tjete. Angli dhe France jan dy super fuqit qe luftojne per titull, ktu as 000.1% shance nuk kemi. I vetmi ekip i madh ne krize eshte Gjermania. Ekipet e vazos dyte do ishin perfekte per ne por fatkeqesisht jan ne te njejten vazo me ne. Nga ekipet e vazos se trete Sllovenia, Rep Ceke dhe Sllovakia, nje nder kto ekipe. Vazo 4 absolutisht Jo Serbine dhe Italine. Me te paren ndeshja nderpritet 100% dhe kte rradhe na e fusin sa krahu e nuk na jep njeri tre pike. Serbia absolutisht qe duhet evituar dhe besoj dhe vet UEFA do e evitoj. Italia edhe pse ne vazo te katert eshte big team e na mund. Nga vazo e katert deri me tani do zgjidhja Zvicren e cila nuk eshte ne forme. Por duhen prit dhe play offet. Mbase kualifikohet Greqia dhe Izraeli, kto dy ekipe do ishin super.

    2. J
      Jo

      Jo Spanjen, eshte shume e forte. Nga vazo nr 1 preferojme Belgjiken ose Portugaline

      Lini një Përgjigje