Ylber Ramadani ëndërron të bëjë ‘bashkë’ shqiptarët: Në grup dua Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën

1 Dhjetor 2023, 15:23Sport TEMA
Ylber Ramadani ëndërron të bëjë

Ylber Ramadani ka një dëshirë të madhe për shortin e grupeve të Euro 2024 që do të hidhet nësër. Mesfushori i Kombëtares ëndërron një 4-she ‘shqiptarësh’ me Shqipërinë, Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën. Një grup i tillë do të bëjë ‘bashkë’ shqiptarët duke marrë parasysh faktin që në këto 3 vende, shqiptarët janë me miliona.

Në konferencën përpara ndeshjes Lecce – Bologna që do të luhet të dielën, Ramadani ka folur ndër të tjera edhe për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Europianin e Gjermanisë.

Çfarë shpresoni për shortin e EURO 2024?
“Do të doja një grup Itali-Gjermani-Zvicër-Shqipëri. Të shohim nesër. Është kualifikimi i dytë në historinë tonë, një mundësi e madhe. Kemi një ekip vërtet të fortë, 7-8 prej tyre luajnë në Serie A. Është një ëndërr për mua, që i vogël e kam dashur këtë.”

1 Komente

  1. I
    I

    Grupet nuk jane per te bashkuar shqiptaret. Jane per te fituar. Me keto skuadra ne grup, Shqiperia do i kishte shanset zero.

    Lini një Përgjigje