Lajm i mirë nga Roma, Kumbulla rekuperohet më shpejt seç pritej dhe bashkohet me grupin në stërvitje

2 Dhjetor 2023, 10:31Sport TEMA
Lajm i mirë nga Roma, Kumbulla rekuperohet më shpejt seç pritej

Skuadra e Roma-s, pas kthimit në kryeqytet pas ndeshjes në Europa League ndaj Servette, ka nisur të premten menjëherë me stërvitjen.

Sipas raportimeve të medieve italiane, në këtë seancë stërvitore ka marrë pjesë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla.

Kumbulla duket se është rikuperuar nga dëmtimi i ligamentit dhe është gati për rikthimin e madh më shpejt seç pritej.

Lini një Përgjigje