Atalanta ka triumfuar në mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Romës, duke marrë një fitore minimale 1-0 në fushën e saj.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Scalvini në minutën e 12-të, duke i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës vendase.
Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në kuotën e 25 pikëve, duke u renditur aktualisht në vendin e 8-të të tabelës.
Ndërkohë, Roma mbetet në vendin e 5-të me 33 pikë të grumbulluara.
Lini një Përgjigje