Zbulohet plani i Interit nëse Asllani nuk bind Torinon për ta blerë

3 Janar 2026, 17:05Sport TEMA
Zbulohet plani i Interit nëse Asllani nuk bind Torinon për ta

Kristjan Asllani ka rigjetur veten te Torino në këtë sezon. Mesfushori shqiptar siç dihet luan si i huazuar te granatat, me këto të fundit që kanë opsion blerjen e kartonit nga Interi në fund të këtij sezonit.

Lideri i Kombëtares shqiptare tashmë ka hyrë në muajt e fundit të huaizmit dhe pavarësisht se jemi në merkaton e janarit, vera vjen shpejt dhe ka nisur të flitet sërish për të ardhmen e tij.

Te Interi po planifikojnë tashmë se çfarë do të bëjnë me lojtarët e huazuar, ku mes tyre bën pjesë edhe titullari kuqezi.

Sipas mediave italiane zbulohet se zikaltërtit do të tentojnë me çdo kusht shitjen e Asllanit në merkaton e verës.

Nëse Torino nuk shfrytëzon mundësinë e blerjes së kartonit të mesfushorit, Interi do të shikojë një tjetër destinacion për shqiptarin për ta shitur përfundimisht.

Gjithsesi mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet deri në fund të qershorit dhe ku do të jetë e ardhmja e titullarit të Kombëtares shqiptare.

 

3 Komente

  1. F
    Futbollisti

    Asllani ka rigjetur veten tek Torino, por nuk vlen për Torinon dhe Torino nuk e do.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      "Ka gjetur veten"? Asllani po luan me shume, por vetem kaq. Impakti i tij tek Torino eshte afer zeros. Vazhdon te fshihet mbrapa kundershtarit sikur nuk do qe ti pasohet topi. Edhe kur e ka e pason topin tek lojtari prane tij. Si organizator ai duhet te shperndaje topat dhe te gjeje korridore te lira. Bie ne toke me nje shtyse te vogel sikur muk e mbajne kembet. Fizikisht duhet te forcohet, ndryshe as per kategorine e dyte vlen.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demushi

      Po e vertreten per Fate te keqe asllani qe Kur la inter ka Renie. Echte normal kishte lojtare te nje formati tjeter nuk e mbulone mire kundershtarin .ashtu dhe Broja eshte dobet me kkundershtarin .nuk kane agresivitete ndaj kundershtarit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje