Armando Broja u aktivizua sërish si titullar në ndeshjen e sotme të Premier League, duke vijuar serinë e paraqitjeve nga minuta e parë me skuadrën e Burnley-t.
Sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë për 64 minuta, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, pavarësisht angazhimit dhe përpjekjeve në repartin ofensiv.
Lajmi pozitiv mbetet fakti se Broja po fiton gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit, duke u aktivizuar si titullar prej disa ndeshjesh radhazi, një sinjal i rëndësishëm për formën dhe vazhdimësinë e tij.
Ndërkohë, Burnley u mposht me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Brighton-it.
Kam patur dyshime, por sot u be me se e qarte se mesfushoret e Brunley-t po e sabotojne Brojen duke mos ja pasuar asnjehere topin. Edhe kur i nisin ndonje top ne drejtimin e tij ato jepen te diskutueshem. Sot komentatoret angleze po flisnin per mbulimin dysh te Brojes duke thene se Brighton e di shume mire cilesite qe ka Broja prandaj bejne shume mire qe i kane vene gjithmone dy mbrojtes qe ta mbulojne.
Inshallah vazhdon te luaje me shqiperine do i pasojne me shume .