Babai iu dënua me 3 vite në Itali për goditjen me grusht, Shpendi: Golat shkojnë për atë dhe gjithë familjen

21 Janar 2024, 14:22Sport TEMA
Babai iu dënua me 3 vite në Itali për goditjen me grusht,

Cristian Shpendi ka shpërthyer me tre gola në vetëm shtatë minuta te Cesenza.

Futbollisti shqiptar po vazhdon me super formën dhe shkëlqeu në përballjen kundër Potenderas, atje ku ishte ylli i takimit.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Shpendi kishte edhe një dedikim për të bërë.

“Këto gola shkojnë për babain tim dhe gjithë familjen”, tha Cristian. Vetëm pak ditë më parë, babai i Shpendit u dënua me 3 vite pezullim në Itali, ku nuk i lejohet që të shkojë në asnjë stadium.

E gjitha kjo për shkak të grushtit që babai i Cristian i dha portierit kundërshtar për arsyen se i kishte dëmtuar djalin në fushën e blertë. 

Lini një Përgjigje