Berat Gjimshiti shpallet lojtari i ndeshjes në Atalanta–Roma

3 Janar 2026, 23:10Sport TEMA
Berat Gjimshiti shpallet lojtari i ndeshjes në Atalanta–Roma

Pas fitores së rëndësishme 1-0 ndaj Romës, një tjetër lajm pozitiv vjen nga kampi i Atalantës.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është shpallur lojtari i ndeshjes në duelin e zhvilluar në Bergamo.

Paraqitja e tij ishte vendimtare, duke udhëhequr repartin defensiv me siguri, qetësi dhe ndërhyrje vendimtare, që i dhanë Atalantës fitoren minimale ndaj një kundërshtari të fortë si Roma.

Ky çmim individual vjen si shpërblim për formën e shkëlqyer të mbrojtësit shqiptar, i cili vijon të jetë një pikë kyçe si për klubin bergamask, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare.

3 Komente

  1. t
    tifozi

    Tani le te flase ai "specialisti" qe shau Gjimshitin per gabimin qe beri me Interin. Berat Gjimshiti ishte totalisht i pakalueshem dhe meritoi plotesisht te shpallej lojtari i ndeshjes.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Berat çe pate fat

      Epo me Interin e qelbi vërtet Berati.. I dha 3 pikë ...merri se spo ben dot vet gol urdhëro ku e ke golin????

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Te gjithe po luajne me oerhashtim te Bajramit .Zoti na i ruajte deri ne Mars.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje