Besiktasi në Superligën e Turqisë është në krizë financiare dhe e ardhmja do vendoset më 29 dhjetor në zgjedhjen e presidentit të ri. Klubi ka vendosur të largojë trajnerin Giovanni van Bronckhorst dhe ka nxjerrë në shitje thuajse gjithë lojtarët e huaj, përfshi edhe Ernest Muçin.
Nisja e gjysmës së dytë të sezonit do e shohë Besiktasin me trajnerin e ri Sergen Yalcin, ndërkohë që do ketë një revolucion të vërtetë. Transferime do të kërkohet për emra si: Al Musrati, Ernest Muçi, Onul Bulut, Kan Kelesh, Artur Mauaku, Oxlain Chamberlain dhe Onana, ndërkohë kësaj liste i kanë shpëtuar Ciro Immobile dhe Rafa Silva, të cilët shihet ende të vlefshëm për ekipin.
Pagat dhe shpenzimet e larta kanë sjellë një krizë financiare në klub, me kritikat që janë shtuar për blerjet me çmime të larta të disa lojtarëve. Tanimë fakt është se Muçi do jetë në shitje gjatë janarit dhe pritet që turqit të arkëtojnë një shumë të majme.
Interes për sulmuesin e Kombëtares ka nga Anglia dhe konkretisht në Championship, teksa nuk dihet nëse Aston Villa do futet sërish në garë për 23-vjeçarin.
Ernesti u tregua naiv duke kaluar tek Beshiktashi ne janar 2024. Pasi shenoi 3 gola kunder Aston Viles, duhej te kishte pritur veren 2024 per te pare te gjitha ofertat qe mund ti vinin. Me nje agjent te mire, me shume mundesi do kishte kaluar ne Premier Lige, Serine A ose Bundeslige. Ekipet e ketyre ligave zakonisht preferojne ti bejne investimet serioze ne vere.
Ka cilesi por eshte I brishte. Duhet te forcohet ne qoftese do te beje karriere ne futboll duhet me shume fuqi kjo I mungon.