“Bomba” e merkatos nga Italia - Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin. I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

23 Nëntor 2024, 10:06Sport TEMA
“Bomba” e merkatos nga Italia - Milani bën gati ofertën

Kristian Shpendi duket se ka një të ardhme të garantuar në elitën e futbollit italian dhe premisat janë të larta që ai të ketë një karrierë mes klubeve të njohura nëse vazhdon ecurinë e tij të jashtëzakonshme. Bomberi shqiptar, pasi dominoi Serinë C, po bën të njëjtën gjë edhe në Serinë B me fanellën e Çezenës, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha italiane,

Prej javësh përflitet për skuadra të ndryshme që e monitorojnë, duke kërkuar lojtarin edhe që në merkaton e janarit. Ndërsa klubet e mëdha, planifikojnë për më gjatë dhe janë gati të futen në bisedime me të për merkaton e verës, siç do të ishte edhe dëshira e Çezenës dhe vetë futbollistit.

Në ditët e kaluara janë përmendur emrat e Fiorentinës dhe Atalantës si dy skuadra shumë të interesuara për të, ndërsa tani ka dalë në skenë edhe një tjetër emër shumë i njohur i futbollit italian, Milani.

Përtej Adriatikut bëhet e ditur se përgjegjësi i transferimeve në klubin kuqezi, Monkada, ka piketuar prej kohësh bomberin shqiptar dhe po e ndjek me kujdes, pasi e sheh si një përforcim të rëndësishëm në verë, kur do të synohet rinimi i ekipit. Klubi kërkon vazhdimisht emra të rinj dhe me perspektivë, me Shpendin i cili plotëson profilin e duhur.

Kërkesa e Çezenës për rreth 10 milionë euro për kartonin e tij, duket se plotëson edhe standartin e Milanit për afrimin e lojtarëve të tillë, ndaj marrëveshja mund të mbyllet që tani, por me transferimin në startin e sezonit të ri.

Me pak fjalë, Shpendi i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij, përveç trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, i cili nuk e grumbulloi asnjë herë në radhët e kuqezinjve gjatë Ligës së Kombeve edhe pse nuk munguan eksperimentet në listat e tij.

2 Komente

  1. K
    Koli

    Silvinjo eshte nje batakci ai aktivizon lojtar qe nuk meritojne fanelen e kombetares si Seferi apo Asani dhe Abrashi per tu rritur vlerat qe menaxheret te kene kollaj per ti shitur dhe fituar.Shpendin e kerkon Milan,Mucin e kerkojne ne Angli dhe luan me ekip te rendesishem ne Turqi apo Hoxha ne Kroaci me Kampionet,Silvinjo aktivizon Seferin qe luan ne kategorine e dyte ne Turqi apo Asani qe eshte degdisur ne Kore qe nuk ka lidhje me futbollin europian.Nese traineri Reja i kishte mbaruar aftesia se ishte 76 vjec por nuk bente gjera te tilla si ky majmuni nga Brazili

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kot fare

      Shko kurou mik Asani te kualifikoi me golat e tij. Eshte si eshte nje mision e kreu na kualifikoi per te tjeret nuk flas por per kete djalin me duket absurde!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje