Broja merr vendin e Asanit, ja si pritet formacioni i Silvinjos ndaj Letonise

8 Shtator 2025, 16:30Sport TEMA

Broja merr vendin e Asanit, ja si pritet formacioni i Silvinjos ndaj Letonise

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Letoninë në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Kuqezinjtë renditen në vendin e tretë në grup me 5 pikë, dy më pak se Serbia që mban vendin e dytë.

Kryesuesja Anglia ka 12 pikë dhe duket e shkëputur pas katër ndeshjeve të para. Trajneri Silvinjo ka përcaktuar në pjesën më të madhe formacionin, me Strakoshën në portë dhe mbrojtje të përbërë nga Hysaj, Mitaj, Gjimshiti dhe Ajeti.

Në mesfushë do të luajnë Asllani, Shehu dhe Laçi. Në krahun e majtë të sulmit favorit është Hoxha, me Bajramin si alternativë.

Broja do të luajë në krahun e djathtë, ndërsa në qendër po garojnë për një vend titullari Daku dhe Manaj. Ndeshja do të zhvillohet të martën në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Broja merr vendin e Asanit, ja si pritet formacioni i Silvinjos ndaj Letonise

 

3 Komente

  1. k
    kxp

    Hysaj do vazhdoje te thirret e te luaje ne kombetare deri sa te arrije moshen e Sali Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. i
      iriqi

      Formacion koti. Ky Silvinjo merr vesh nga futbolli apo jo?! Gjithmonë me Brojën, kal i ngordhur. Nuk ka mundësi që të jetë ky formacioni. veçse nëse do që ne të humbim!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saleh Koqevari

        Edhe sa per Hasonin e tetoves me mire te luajme me 10 lojtare, Hasoni , jevgu i Beratit dhe Hysaj nuk kane vend ma ne kombetare as per te mbledhut topet ne stervitje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje