Bylis bën surprizën, mposht Vllazninë dhe i largohet fundit

29 Nëntor 2024, 15:34Sport TEMA
Bylis bën surprizën, mposht Vllazninë dhe i largohet fundit

Bylis bëri surprizën në ndeshjen e parë të javës së 15-të. Ballshiotët triumfuan minimalisht në shtëpi ndaj Vllaznisë, në një sfidë shumë të luftuar.

Vendosi një goli i shënuar nga Malomo në minutën e 10-të, i dha fitoren skuadrës së Nevil Dedes.

Shkodranët e kishin të vështirë për të reaguar, me vendasit që kishin rastet më të pastra për shënim.

Me këtë fitore, Bylis i largohet fundit të renditjes dhe mban vendin e nëntë me 13 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e dytë me 25 pikë.

Lini një Përgjigje