Chelsea kthehet në “pazar”, shumë lojtarë në shitje, mes tyre edhe Broja

11 Prill 2023, 17:48Sport TEMA

Chelsea kthehet në “pazar”, shumë lojtarë në

Chelsea ka bërë merkaton më të bujshme nga të gjithë klubet e tjera, me miliona euro të shpenzuara në dy merkaton përkatëse gjatë një sezoni. 

 

Përsëri, edhe pse plot prurje të reja, blutë e Londrës nuk kanë mundur të gjejnë veten me rezultatet pozitive.

Në fund të sezonit, Chelsea pritet të hapë dyertë për shumë lojtarë të cilët priten të largohen, pasi edhe trajneri i ri që do të jetë në stolin e tyre sezonin e ardhshëm, do ta projektojë ekipin sipas taktikave të tij. 

Në listën e largimeve bëjnë pjesë lojtarë si Kante, Hudson Odoi, Sarr, Loftus Cheek, Aubameyang, Havertz dhe shumë të tjerë.

Sipas disa mediave angleze, në listën e largimeve bën pjesë edhe Armando Broja. 

Për “bomberin” shqiptar ka shumë kërkesa nga klubet e Serie A në Itali, por në përfundim të sezonit dhe në hapje të merkatos verore, gjërat do të bëhen më të qarta.

Lini një Përgjigje