FSHF merr vendimin për ndeshjen Kastrioti-Bylis: Do luhet më 19 prill në “Elbasan Arena”

11 Prill 2023, 15:23Sport TEMA

FSHF merr vendimin për ndeshjen Kastrioti-Bylis: Do luhet më 19 prill

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin pas anulimit të ndeshjes Katrioti--Bylis, ku u kërcënua gjyqtari i takimit Juxhin Xhaja.

FSHF ka vendosur që kjo ndeshje do të luhet më 19 prill në "Elbasan Arena".

NJOFTIMI I FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja  Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.

FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. 

Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë  presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.

Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.

Lini një Përgjigje