Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, ka shkëlqyer sërish në Kupën e Botës për Ski, duke u ngjitur për herë të katërt në karrierë në podium.
Në garën e dytë të sezonit, të zhvilluar në pistën e Levit në Finlandë, 19-vjeçarja siguroi vendin e dytë në disiplinën e Slalomit, me kohën totale 1:50.58, vetëm 1.66 sekonda pas fitueses, kampiones amerikane Mikaela Shiffrin.
Colturi e nisi garën me ritëm të lartë, duke u renditur e dyta në lëshimin e parë, 1.08 sekonda pas Shiffrin. Në lëshimin e dytë ajo regjistroi kohën e tretë më të mirë, vetëm 0.58 sekonda më pak se amerikania.
Pavarësisht se Slalomi nuk është specialiteti i saj kryesor, Lara Colturi arriti një rezultat të shkëlqyer, duke u renditur e dyta në klasifikimin përfundimtar.
Kjo performancë vjen vetëm tre javë pas vendit të shtatë në Sölden të Austrisë dhe përkon me ditëlindjen e saj të 19-të, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë për skiatoren e talentuar që vazhdon të ngjisë emrin e saj në skenën botërore të skive alpine.
Lara Colturi me këtë vend të dytë në garën e Slalomit mori 80 pikë duke e çuar në 116 pikë totalin pas dy garave të para të Kupës së Botës dhe e sheh veten në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, pas Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan. Javën që vjen Lara Colturi do jetë në pistën e Gurgl në Austri, në disiplinën e Slalomit.
Kujt i Plasi? Ne vitet 50 gjithe flora tregtare kineze lundronte me flamur shqiptar. Cfare dobie paten shqiperia apo shqiptaret nga kjo?
Idiot.
Idiot me ZILE. Ajo vajzë përfaqëson Shqipërinë dhe flamurin e sajë në botë. Gjithashtu reklamon turizmin malor dhe detar të SHQIPËRISË ore K. me ZILE ????????????????
E ka nga zilia.. shpresoj se eshte idiot i pa ditur e jo sllavogrek.
Lara a ka mesuar ndonje llaf shqip pervec asaj car-o.